Një këndvështrim i brendshëm tek personat me aftësi të kufizuara

Ata janë kudo, por nëse nuk shikojmë, nuk mund t’i shohim. Kanë probleme, por nëse nuk janë në familjen tonë, nuk i dimë. Sepse ata, ashtu si themi “margjinalizim”, janë ata të cilët shtyhen përtej kufijve. Po flasim për njerëz që qëndrojnë në anën tjetër të pragut, që janë anash, ose të shtyrë mënjanë. Janë ata që u thuhet “ndaloni ju”, pa vetëdije.