“Çështja kryesore është barazia”

Osman Osmani thotë se “Çështja kryesore është barazia, pra të jesh i barabartë” dhe se është e pakuptimtë të flitet për integrimin e komunitetit rom në Kosovë. Kjo sepse romët jetojnë këtu prej shekujsh. “Vetëm ata që janë në pushtet në nivel lokal dhe qendror duhet t’u ofrojnë anëtarëve të komunitetit rom mundësitë e nevojshme për t’u ndjerë të barabartë me të tjerët. Duke thënë këto fjalë, Osman Osmani bën thirrje dhe thotë se: “Dua të jem i barabartë me të gjithë”.