Burim Myftiu – fotografi botëror i Prizrenit

E gjitha filloi kah fundi i viteve të shtatëdhjeta kur disa shokë të shkollës së mesme mblidheshin në lokalin e Foto Sharrit. Burimi së bashku me Shaqën (Arapin) dhe Vetonin (Nurkollarin) i cili ishte i biri i pronarit të Foto Sharrit shfletonin revista të sjellura nga gjermania dhe mundoheshin t’i rikrijonin fotografitë e mjeshtërve të mëdhenj. “Kështu fillova të bëja fotografi me aparatin e babait, një Certo 35 të cilin e përdornim për fotografi të familjes”, thotë Burim Myftiu teksa e shijon makiaton në një lokal në Prishtinë.

Bienalja që ua kthen qytetin qytetarëve

Kryeqyteti ynë u përzgjodh për të qenë nikoqir i edicionit të 14-të të bienales nomade europiane Manifesta. Sikurse e thotë edhe vet fjala bienale, Manifesta mbahet çdo të dytin vit në një qytet të ndryshëm evropian. Edicionet e mëparshme të mbajtura në qytete si Palermo, Marseille, Shën Petersburg apo edhe Nicosia, ju sollën qyteteve artin bashkëkohor i cili u shkri në peisazhet urbane dhe me vete solli një numër të konsiderueshëm vizitorësh nga e mbarë bota. Për të biseduar për Manifestën, u takuam me Teuta Hoxha Jahaj, zyrtare në Manifesta.