{"id":154,"date":"2026-05-14T10:28:14","date_gmt":"2026-05-14T10:28:14","guid":{"rendered":"https:\/\/prizmamedium.com\/?p=154"},"modified":"2026-05-14T10:28:41","modified_gmt":"2026-05-14T10:28:41","slug":"moda-e-ngadalte-pse-te-jetojme-ne-kodra-te-mbeturinave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizmamedium.com\/tr\/moda-e-ngadalte-pse-te-jetojme-ne-kodra-te-mbeturinave\/","title":{"rendered":"Moda e ngadalt\u00eb \u2013 Pse t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb kodra t\u00eb mbeturinave?"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-post-time-to-read\">9\u201314 minuta<\/div>\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr mod\u00ebn e ngadalt\u00eb, biseduam me Nisa Zurnaxhiun, e cila filloi nj\u00eb iniciativ\u00eb me konceptin e mod\u00ebs s\u00eb ngadalt\u00eb n\u00eb Prizren. Nisa \u00ebsht\u00eb e diplomuar n\u00eb psikologji dhe ka interesim p\u00ebr mbrojtjen e mjedisit dhe dizajnin. Zurnaxhiu tha: \u201cUn\u00eb e kam krijuar gjithmon\u00eb pun\u00ebn time duke u kujdesur q\u00eb t\u00eb mos e d\u00ebmtoj natyr\u00ebn\u201d dhe po ashtu u shpreh se dizajnin e ka filluar si hobi q\u00eb n\u00eb vitet e para t\u00eb universitetit. \u201cKur m\u00ebsova se sa d\u00ebm i ka shkaktuar natyr\u00ebs industria ku un\u00eb punoj, doja t\u00eb isha nj\u00eb z\u00eb sipas mund\u00ebsive t\u00eb mia p\u00ebr k\u00ebt\u00eb cik\u00ebl t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm. Konceptin e mod\u00ebs s\u00eb ngadalt\u00eb e kam nisur p\u00ebr shkak se qysh nga f\u00ebmij\u00ebria jam rritur n\u00eb prani t\u00eb natyr\u00ebs si dhe nga ndikimi i familjes t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb kan\u00eb m\u00ebsuar se shp\u00ebrdorimi \u00ebsht\u00eb m\u00ebkat.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr ta imagjinuar mod\u00ebn e ngadalt\u00eb duhet t\u2019i hedhim s\u00eb pari nj\u00eb sy reklamave, lajmeve n\u00eb revista, postimeve t\u00eb influencer\u00ebve si dhe ne duhet t\u2019i hedhim nj\u00eb v\u00ebshtrim industris\u00eb s\u00eb mod\u00ebs dhe tekstilit, ndaj t\u00eb cil\u00ebs jemi t\u00eb ekspozuar me furin\u00eb e konsumit. Shprehja e mod\u00ebs s\u00eb shpejt\u00eb u p\u00ebrcaktua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1988 n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me nj\u00eb mark\u00eb t\u00eb famshme n\u00eb gazet\u00ebn New York Times (NYT). Gjat\u00eb intervist\u00ebs, pasi m\u00ebsuan se kan\u00eb kaluar vet\u00ebm 15 dit\u00eb midis prodhimit t\u00eb nj\u00eb ideje dizajni dhe prezantimit t\u00eb saj tek konsumatori, NYT e p\u00ebrkufizoi at\u00eb si mod\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb.\u00a0<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"360\" height=\"520\" src=\"https:\/\/prizmamedium.com\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/484389_360W-1.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-159\" srcset=\"https:\/\/prizmamedium.com\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/484389_360W-1.png 360w, https:\/\/prizmamedium.com\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/484389_360W-1-208x300.png 208w, https:\/\/prizmamedium.com\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/484389_360W-1-346x500.png 346w\" sizes=\"auto, (max-width: 360px) 100vw, 360px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Me globalizimin, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb industria e mod\u00ebs t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbet. Fakti q\u00eb pothuajse \u00e7do faz\u00eb e prodhimit kryhet n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr, i ka hequr plot\u00ebsisht proceset e prodhimit nga gjurmueshm\u00ebria. Sot nuk e dim\u00eb se ku, nga kush dhe si \u00ebsht\u00eb prodhuar ndonj\u00eb nga veshjet q\u00eb i kemi n\u00eb gard\u00ebrob\u00ebn ton\u00eb. Edhe n\u00ebse duam t\u00eb dim\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb arrijm\u00eb tek ky informacion.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb bashku me fazat e prodhimit dhe konsumit, industria e mod\u00ebs dhe tekstilit ka nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb kriz\u00ebn globale t\u00eb klim\u00ebs. Sipas Kombeve t\u00eb Bashkuara, industria e mod\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr 10 p\u00ebr qind t\u00eb emetimeve globale t\u00eb karbonit dhe kjo norm\u00eb pritet t\u00eb rritet n\u00eb 60 p\u00ebr qind deri n\u00eb vitin 2030. N\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn prodhohen 5 mij\u00eb modele n\u00eb jav\u00eb. P\u00ebr prodhimin e nj\u00eb bluze duhen 2700 litra uj\u00eb. Prodhimi i nj\u00eb pal\u00eb xhinseve \u00ebsht\u00eb 3781 litra uj\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, kushtet e padrejta tregtare n\u00eb vendet e rangut t\u00eb tret\u00eb n\u00eb bot\u00eb jan\u00eb gjithashtu rezultat i sistemit t\u00eb mod\u00ebs s\u00eb shpejt\u00eb. Hulumtimet tregojn\u00eb se nj\u00eb produkt i bler\u00eb p\u00ebrdoret m\u00eb s\u00eb shumti 7 ose 8 her\u00eb dhe b\u00ebhet mbeturin\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nisa tha se i kushtohet v\u00ebmendje p\u00ebrdorimit afatgjat\u00eb t\u00eb gjith\u00e7kaje n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj, ajo p\u00ebrmend se ka m\u00ebsuar se nj\u00eb veshje e d\u00ebmtuar leht\u00eb mund t\u00eb qepet ose t\u00eb rip\u00ebrdoret edhe duke i shtuar di\u00e7ka t\u00eb re. Zurnaxhiu, theksoi se rrobat e blera si f\u00ebmij\u00eb ndaheshin edhe me t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb familje, \u201cMegjithat\u00eb, veshja dikur kishte q\u00ebndrueshm\u00ebri, sot \u00e7do gj\u00eb b\u00ebhet mbeturin\u00eb. Industria ime \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga faktor\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb ndot bot\u00ebn. Rajoni ku jetojm\u00eb na kufizon n\u00eb pik\u00ebn p\u00ebr t\u2019i ricikluar gj\u00ebrat. Jam ambientaliste dhe e kam pasion artizanatin. M\u00eb p\u00eblqen t\u00eb prodhoj dizajnet e mia\u2026. Po ashtu p\u00eblqehen. K\u00ebshtu fillova t\u00eb mendoj pse nuk prodhoj di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e q\u00ebndrueshme, klasike, por e nj\u00eb stili t\u00eb caktuar, q\u00eb mund t\u00eb vishet p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe ka vler\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb e punuar me dor\u00eb.\u201d&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Duke th\u00ebn\u00eb se pothuajse t\u00eb gjith\u00eb tani prodhojn\u00eb gj\u00ebra t\u00eb cilat vjet\u00ebrsohen p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr (p\u00ebrceptimi se rrobat q\u00eb blejn\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb mod\u00ebs), Nisa n\u00ebnvizon po ashtu se njer\u00ebzit nuk duan t\u00eb qepin m\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe se mendojn\u00eb se gjithsesi do t\u00eb dal\u00eb nga moda vitin e ardhsh\u00ebm. Nisa thot\u00eb se nisma e saj u b\u00ebn thirrje atyre q\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrdorimin afatgjat\u00eb dhe punimet me dor\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nisa, ne kemi nj\u00eb industri t\u00eb madhe q\u00eb inkurajon shitjet e tep\u00ebrta. Koncepti i mod\u00ebs s\u00eb ngadalt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin flitet q\u00eb nga viti 2008 dhe n\u00eb t\u00eb cilin punoni edhe ju, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qasje ndryshe ndaj mod\u00ebs. T\u00eb q\u00ebndrueshme, q\u00eb mund t\u00eb vishen p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb; nj\u00eb sektor i fokusuar n\u00eb mjedisin dhe kushtet humane t\u00eb pun\u00ebs me prodhimin vendas. Le t\u00eb flasim p\u00ebr filozofin\u00eb e nism\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj pune.&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ka shum\u00eb kompani q\u00eb mbledhin mbetjet, i kalojn\u00eb ato n\u00ebp\u00ebr procese t\u00eb caktuara dhe i b\u00ebjn\u00eb ato t\u00eb rip\u00ebrdorshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, t\u00eb gjitha informacionet dhe historia e produkteve jan\u00eb t\u00eb qasshme. Un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkime mjedisore n\u00eb fush\u00ebn time. Fillova t\u00eb mendoj se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebja. Nuk mund t\u00eb gjeja nj\u00eb vend n\u00eb rajonin ton\u00eb ku t\u00eb mund t\u00eb furnizohesha me materiale t\u00eb ngjashme. Fatkeq\u00ebsisht, as un\u00eb nuk kam kapacitet t\u00eb prodhoj materiale n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Vendosa t\u00eb filloj me mund\u00ebsit\u00eb n\u00eb dispozicion. Mbesin p\u00eblhura q\u00eb nuk jan\u00eb me p\u00ebrmasa shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme dhe nuk shkojn\u00eb fare me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Un\u00eb dua q\u00eb ato t\u00eb ken\u00eb vler\u00eb. Sepse, ne preferojm\u00eb t\u00eb prodhojm\u00eb dizajne q\u00eb vijn\u00eb nga dora e nj\u00eb personi q\u00eb mendon gjat\u00eb dhe shum\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e tij. A do t\u00eb p\u00ebrshtaten s\u00eb bashku copat q\u00eb do i p\u00ebrdorim, a do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb rehatshme p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur pasi t\u00eb jen\u00eb projektuar dhe prodhuar, a do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr disa her\u00eb\u2026 Un\u00eb dizajnoj produkte q\u00eb jan\u00eb klasike dhe q\u00eb pasqyrojn\u00eb stilin tim. Un\u00eb synoj q\u00eb t\u00eb mos i n\u00ebnshtrohem procesit t\u00eb vjet\u00ebrsimit t\u00eb p\u00ebrshpejtuar. Prandaj p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb produkt q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoret vazhdimisht, duhet t\u00eb mendoni shum\u00eb gjat\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kate Fletcher, nj\u00eb em\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb e sjell k\u00ebt\u00eb koncept n\u00eb agjend\u00eb, thot\u00eb se moda e ngadalt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta e mod\u00ebs s\u00eb shpejt\u00eb. Prandaj, periudha p\u00ebr t\u00eb menduar n\u00eb proceset e prodhimit, dizajni, leht\u00ebsia e p\u00ebrdorimit, q\u00ebndrueshm\u00ebria k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar. A ju ndihmon kjo t\u00eb krijoni nj\u00eb lidhje me produktet tuaja?&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke q\u00ebndruar ulur dhe duke menduar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, shpenzimi i koh\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb dizajn m\u00eb ndihmon t\u00eb krijoj nj\u00eb lidhje me produktin. N\u00eb fakt, nga rrethi im i ngusht\u00eb marr kritika se nuk m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb edhe aq produktet e mia, por nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e mundur sepse nuk do ta mund ta b\u00ebja n\u00ebse nuk do t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente produkti im. Mendimi dhe dizajnimi k\u00ebrkon shum\u00eb koh\u00eb. Por n\u00eb fund t\u00eb procesit, jam shum\u00eb e lumtur. Sepse un\u00eb krijoj di\u00e7ka nga nj\u00eb cop\u00eb tekstili q\u00eb nuk ngjan me asgj\u00eb. Kjo m\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndihem mir\u00eb. Kur hyj n\u00eb prodhim mendoj se si do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur (p\u00ebr shembull, si mund t\u00eb p\u00ebrdoret nj\u00eb \u00e7ant\u00eb shpine si \u00e7ant\u00eb beli) dhe krijoj t\u00eb gjitha alternativat q\u00eb mund t\u2019i b\u00ebj me materialin tim ekzistues. Filloj dhe k\u00ebrkoj gj\u00ebra q\u00eb mund t\u00eb m\u00eb frym\u00ebzojn\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb k\u00ebrkimit tim, un\u00eb filloj dizajnin. Pas prodhimit vjen pjesa e prov\u00ebs. Un\u00eb e shoh at\u00eb duke testuar leht\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrdorimit dhe komoditetin e tij. Ndonj\u00ebher\u00eb nuk arrij at\u00eb q\u00eb dua, por b\u00ebj \u00e7mos p\u00ebr t\u00eb shmangur gabimet. T\u00eb gjitha modelet e mia jan\u00eb t\u00eb vetme, unike, me num\u00ebr standard dhe shpesh unisex.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>I jap r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb bler\u00ebsi ta dij\u00eb nga kush po blen. Un\u00eb mendoj p\u00ebr artikullin q\u00eb do veshet, i kushtoj koh\u00eb p\u00ebr ta dizajnuar, e prodhoj dhe ai artikull do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm i juaji. Ndoshta sepse \u00ebsht\u00eb fusha ime, nuk e di, por kur p\u00ebrpiqem t\u00eb mendoj si konsumator, \u00ebsht\u00eb josh\u00ebse ta dish se dikush po humb koh\u00ebn duke menduar p\u00ebr nj\u00eb veshje q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm e imja. P\u00ebrpiqem t\u00eb jem m\u00eb selektiv n\u00eb zgjedhjen e materialit. Por kjo \u00ebsht\u00eb sfiduese sepse nuk mund t\u00eb arrij asgj\u00eb t\u00eb natyrshme. Edhe pambuku, i cili njihet si ambientalist, nuk ka prodhim miq\u00ebsor ndaj mjedisit. Po luhet me gjenet e farave dhe kjo e d\u00ebmton tok\u00ebn. Nga ana tjet\u00ebr, pun\u00ebtor\u00ebt q\u00eb prodhojn\u00eb materialin, punojn\u00eb jasht\u00eb orarit pa nj\u00eb jet\u00eb normale, kalojn\u00eb shum\u00eb etapa derisa produkti arrin tek ne dhe k\u00ebt\u00eb nuk mund ta quajm\u00eb produkt mjedisor.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"684\" src=\"https:\/\/prizmamedium.com\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/nisaz-copy-1024x684.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-158\" srcset=\"https:\/\/prizmamedium.com\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/nisaz-copy-1024x684.jpg 1024w, https:\/\/prizmamedium.com\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/nisaz-copy-300x200.jpg 300w, https:\/\/prizmamedium.com\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/nisaz-copy-768x513.jpg 768w, https:\/\/prizmamedium.com\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/nisaz-copy-1536x1025.jpg 1536w, https:\/\/prizmamedium.com\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/nisaz-copy-640x427.jpg 640w, https:\/\/prizmamedium.com\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/nisaz-copy-749x500.jpg 749w, https:\/\/prizmamedium.com\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/nisaz-copy.jpg 2000w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>11 p\u00ebr qind e pesticideve n\u00eb bot\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb prodhimin e pambukut. Moda e ngadalt\u00eb dhe e q\u00ebndrueshme, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb kuptimi, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb punosh drejt parandalimit t\u00eb shkat\u00ebrrimit t\u00eb mjedisit. Nxitur nga k\u00ebrkesa n\u00eb rritje e konsumator\u00ebve p\u00ebr mod\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb disponueshme, industria e mod\u00ebs ka p\u00ebsuar nj\u00eb revolucion n\u00eb aspektin e shitjes me pakic\u00eb. Do t\u00eb vij s\u00ebrish me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr. Fletcher shprehet se prodhimi i b\u00ebr\u00eb me filozofin\u00eb e mod\u00ebs s\u00eb ngadalt\u00eb \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb i shtrenjt\u00eb se normalja, por konsumatori \u00ebsht\u00eb fitimprur\u00ebs sepse p\u00ebrdoret p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Prandaj, a mund t\u00eb themi se k\u00ebtu i bie t\u00eb ket\u00eb pun\u00eb edhe konsumatori?&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pa pyetur pse \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb, ne blejm\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa q\u00eb kemi nevoj\u00eb. Moda e shpejt\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e fokusuar n\u00eb kapital. Nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi im t\u00eb etiketoj, por kompanit\u00eb e m\u00ebdha rr\u00ebmbejn\u00eb shum\u00eb dizajne nga diku dhe mund t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb gjob\u00ebn financiare p\u00ebr to \u2013 \u201cn\u00ebse e paguajn\u00eb\u201d. Ka faqe interneti q\u00eb un\u00eb ndjek, ku dizajner\u00ebt ndajn\u00eb produktet e tyre, t\u00eb cilat jan\u00eb prodhuar nga ta n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb origjinale. Ndonj\u00ebher\u00eb mendoj se industria fillon t\u2019i ndjek\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz dhe t\u00eb vjedh\u00eb modelet e tyre dhe t\u2019i prodhoj\u00eb ato masivisht. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb puna e nj\u00eb stilisti, \u00ebsht\u00eb koha e shpenzuar p\u00ebr t\u00eb krijuar frym\u00ebn e nj\u00eb dizajni, por kjo pun\u00eb vidhet duke p\u00ebrfunduar n\u00eb prodhim t\u00eb shpejt\u00eb e me materiale jocil\u00ebsore, dhe shkon n\u00eb prodhim masiv me punonj\u00ebs q\u00eb ju b\u00ebhet padrejt\u00ebsi, shitet p\u00ebr para t\u00eb lira dhe p\u00ebrfundimisht b\u00ebhet mbetje. T\u00eb gjith\u00eb blejn\u00eb n\u00eb kompanin\u00eb X. Edhe un\u00eb do ta bleja. Por kjo \u00ebsht\u00eb ta zgjedh\u00ebsh t\u00eb leht\u00ebn. Kur blejm\u00eb di\u00e7ka, mendoj se duhet t\u2019i drejtohemi vetes dhe t\u00eb pyesim n\u00ebse kemi v\u00ebrtet nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb. N\u00eb Turqi ka nj\u00eb reklam\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga Dar\u00fc\u015fafaka. \u201cEdhe n\u00ebse nuk e ke, b\u00ebn\u201d, thuhet n\u00eb reklam\u00eb. Un\u00eb mendoj se njer\u00ebzit duhet t\u00eb rishqyrtojn\u00eb t\u00eb mos blejn\u00eb rroba n\u00ebse nuk i duhen. Por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ta shpjegosh k\u00ebt\u00eb, sepse t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb fiksuar pas paraqitjes s\u00eb jashtme. \u00cbsht\u00eb sikur asgj\u00eb tjet\u00ebr nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi dhe t\u00eb gjith\u00eb jetojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Ndoshta po p\u00ebrpiqemi t\u00eb konsumojm\u00eb thjesht duke u veshur apo duke imituar dik\u00eb. Un\u00eb mendoj se rrobat duhet t\u00eb ndahen me nj\u00ebri-tjetrin, si\u00e7 ishin dikur. N\u00ebse shohim di\u00e7ka tek dikush dhe na p\u00eblqen, ndoshta mund ta ndaj\u00eb at\u00eb\u2026 Nuk ka shum\u00eb kompani q\u00eb prodhojn\u00eb produkte q\u00eb ne mund t\u2019i p\u00ebrdorim p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Un\u00eb jam n\u00eb gjendje t\u00eb vesh nj\u00eb veshje p\u00ebr 10 vjet. Nuk \u00ebsht\u00eb nevoja ta blej lir\u00eb dhe ta vesh p\u00ebr 2 jav\u00eb dhe m\u00eb pas ta blej nj\u00eb t\u00eb re. Kompanit\u00eb gjigante mor\u00ebn gjith\u00e7ka. Gjith\u00e7ka q\u00eb nga reklamat deri tek veshja. P\u00ebr t\u00eb reklamuar m\u00eb lir\u00eb gjen pun\u00ebtor\u00eb q\u00eb punojn\u00eb m\u00eb lir\u00eb, p\u00ebr ta shitur m\u00eb lir\u00eb merr produkte q\u00eb nuk dihet se ku prodhohen me materiale tep\u00ebr t\u00eb lira. Askush nuk b\u00ebn z\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sepse gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ndoshta n\u00eb t\u00eb ardhmen mund t\u00eb jap nj\u00eb mesazh m\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr veshjet q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Por e di q\u00eb pa filluar t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zhurm\u00eb emrat e shumt\u00eb, nuk mund t\u00eb ndryshojm\u00eb asgj\u00eb me p\u00ebrpjekjet e mia. P\u00ebrpjekja ime p\u00ebr mod\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb mund t\u00eb konsiderohet po ashtu nj\u00eb hap i vog\u00ebl n\u00eb k\u00ebt\u00eb transformim.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-pullquote has-text-align-left\"><blockquote><p><em>Prodhuesi i rrobave q\u00eb veshim ne dhe i kemi n\u00eb trup, nuk ka as uj\u00eb p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb.\u00a0<\/em><\/p><cite>Nisa Zurnaxhiu<\/cite><\/blockquote><\/figure>\n\n\n\n<p>Duke u shprehur se edhe n\u00eb rajonin ton\u00eb ka mbeturina, Nisa tha: \u201cPash\u00eb sa copa tekstili mund t\u00eb na mbesin n\u00eb duar n\u00eb k\u00ebto pak vite q\u00eb jam pjes\u00eb e k\u00ebsaj pune. \u201cUn\u00eb as nuk mund ta imagjinoj se sa mbeturina mund t\u2019i mbesin markave shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.\u201d Zurnaxhiu tha se p\u00ebrpunimi i pjes\u00ebve t\u00eb mbetura t\u00eb p\u00eblhur\u00ebs k\u00ebrkon shum\u00eb p\u00ebrpjekje dhe mund, \u201cDuhet shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrpunuar, tekstilet e mbetura k\u00ebrkojn\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpjekje, dhe n\u00eb fund, askush nuk d\u00ebshiron t\u00eb humbas\u00eb koh\u00eb p\u00ebr k\u00ebto sepse fitimi nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i k\u00ebnaqsh\u00ebm,\u201d thot\u00eb ajo.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ekziston nj\u00eb th\u00ebnie q\u00eb ne nuk e huazojm\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb nga paraardh\u00ebsit tan\u00eb, por nga f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb. Po ne e huazojm\u00eb bot\u00ebn nga brezat e ardhsh\u00ebm sepse do t\u2019ua l\u00ebm\u00eb atyre. Kam lexuar nj\u00eb lajm her\u00ebn e fundit se ka kodra me mbeturina tekstili dhe produktesh n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn Atacama n\u00eb Kili. Mund ta paramendosh, po formohen male. Nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb gjith\u00eb e kthejn\u00eb kok\u00ebn nga kjo sikur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrdor\u00ebsh tube dhe&nbsp;<a href=\"https:\/\/web.archive.org\/web\/20220716120315\/https:\/\/prizmamedium.com\/2022\/01\/31\/qeset-plastike-vazhdojne-ta-ndotin-mjedisin\/\">qese plastike<\/a>. Gj\u00ebrat si mbajtja e nj\u00eb \u00e7ant\u00eb me vete jan\u00eb veprime t\u00eb thjeshta, por tjetra \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e leht\u00eb\u2026&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Filloi nj\u00eb l\u00ebvizje n\u00eb Instagram, kjo l\u00ebvizje, e cila nisi me hashtagun #whomademyclothes, u b\u00ebnte thirrje kompanive t\u00eb m\u00ebdha dhe pyeste se kush prodhonte at\u00eb q\u00eb ne e veshim. Kjo u pasua nga p\u00ebrgjigjet me foto t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve nga vendet e bot\u00ebs s\u00eb tret\u00eb me hashtag #imadeyourclothes.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte nj\u00eb fushat\u00eb shum\u00eb e suksesshme ku mund t\u00eb shihnim se nga vinin produktet n\u00eb treg. Nga erdh\u00ebn rrobat, jan\u00eb n\u00eb trupin tim tani, por prodhuesi nuk ka as uj\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>Intervist\u00eb: Suer Celina<\/p>\n\n\n<div class=\"is-default-size wp-block-site-logo\"><a href=\"https:\/\/prizmamedium.com\/tr\/\" class=\"img-link custom-logo-link\" rel=\"home\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1000\" height=\"360\" src=\"https:\/\/prizmamedium.com\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/cropped-cropped-PRIZMA_LOGO_web-1.webp\" class=\"custom-logo\" alt=\"Prizma Medium\" srcset=\"https:\/\/prizmamedium.com\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/cropped-cropped-PRIZMA_LOGO_web-1.webp 1000w, https:\/\/prizmamedium.com\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/cropped-cropped-PRIZMA_LOGO_web-1-300x108.webp 300w, https:\/\/prizmamedium.com\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/cropped-cropped-PRIZMA_LOGO_web-1-768x276.webp 768w, https:\/\/prizmamedium.com\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/cropped-cropped-PRIZMA_LOGO_web-1-640x230.webp 640w\" sizes=\"auto, (max-width: 1000px) 100vw, 1000px\" \/><\/a><\/div>\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><sub>Kjo intervist\u00eb \u00ebsht\u00eb prodhuar me mb\u00ebshtjetjen financiare t\u00eb Fondacionit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Shoq\u00ebri t\u00eb Hapur. Pik\u00ebpamjet e shprehura n\u00eb k\u00ebt\u00eb publikim jan\u00eb t\u00eb Shoqat\u00ebs Media e Prizrenit dhe n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohen si q\u00ebndrim i Fondacionit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Shoq\u00ebri t\u00eb Hapur<\/sub><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr mod\u00ebn e ngadalt\u00eb, biseduam me Nisa Zurnaxhiun, e cila filloi nj\u00eb iniciativ\u00eb me konceptin e mod\u00ebs s\u00eb ngadalt\u00eb n\u00eb Prizren. Nisa \u00ebsht\u00eb e diplomuar n\u00eb psikologji dhe ka interesim p\u00ebr mbrojtjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":155,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"content-type":"","footnotes":""},"categories":[6,4],"tags":[75,74,71],"class_list":["post-154","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-6","category-gaia","tag-moda","tag-moda-e-ngadalte","tag-natyra","entry-card--landscape"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/prizmamedium.com\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/de022364-fa3c-44f4-8ac8-9c134658ef68-1536x1025-1.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizmamedium.com\/tr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizmamedium.com\/tr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizmamedium.com\/tr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizmamedium.com\/tr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizmamedium.com\/tr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=154"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/prizmamedium.com\/tr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":162,"href":"https:\/\/prizmamedium.com\/tr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154\/revisions\/162"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizmamedium.com\/tr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/155"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizmamedium.com\/tr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=154"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizmamedium.com\/tr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=154"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizmamedium.com\/tr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=154"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}