Ilustrim: Eufic

Sipas të dhënave të Këshillit Evropian të Ushqimit, rreth një e treta e ushqimit të prodhuar për konsum njerëzor në botë shkon dëm. Sipas të dhënave më të fundit, në botë prodhohen afërsisht 931 milionë tonë mbeturina ushqimore. 61% e kësaj vjen nga shtëpitë, 26% nga vendet që shërbejnë ushqim dhe 13% nga përdorimet në sektorin e shitjes me pakicë. Në Evropë prodhohen rreth 88 milionë tonë mbetje ushqimore çdo vit. Kjo barazohet me 174 kilogramë mbetje për person, ose 143 miliardë euro, ose 170 milionë tonë dioksid karboni.

Strategjia nga fusha tek piruni

Një pjesë e strategjisë nga fusha tek piruni, synon të reduktojë humbjen dhe mbetjet e ushqimit dhe vendos objektiva ligjërisht të detyrueshme për të reduktuar mbetjet ushqimore në të gjithë BE-në deri në vitin 2023.

Prandaj, sa më i gjatë të jetë zinxhiri i furnizimit, aq më e madhe është humbja e ushqimit, që do të thotë më shumë intensitet karboni. Më shumë burime shpenzohen për prodhimin e salcës së domates që mund ta blejmë në dyqane ushqimore sesa për domatet e marra direkt nga fusha. Nëse shpërdorojmë salcën e domates, shpërdorojmë gjithashtu burime shtesë të përdorura në të gjithë zinxhirin e furnizimit. Përveç kësaj, ushqime të ndryshme kanë efekte të ndryshme mjedisore. Për shembull, vëllimi i mishit të humbur nuk është shumë i lartë në krahasim me ushqime të tilla si drithërat dhe perimet. 

Megjithatë, nevojiten shumë më tepër burime për të prodhuar mish. Kështu, shpërdorimi i mishit ka ende një ndikim të rëndësishëm në ndryshimet klimatike. Është vlerësuar se mbetjet dhe humbja totale e ushqimit kontribuon në 20 për qind të gjurmëve të karbonit.

‘Ajans Bizim’

© PRIZMA MEDIUM