Pandemia e paprecedentë globale e gripit të shpendëve

Bota aktualisht po përjeton epideminë më të rëndë ndonjëherë të gripit të shpendëve. Një lloj shumë ngjitës i virusit të gripit të shpendëve, H5N1, ka vrarë qindra mijëra zogj të egër dhe miliona shpendë dhe vazhdon ta bëjë këtë.

Një tragjedi e neglizhuar

Gati 140 milionë foshnje lindën në mbarë botën vitin e kaluar - ekuivalente me shtimin e dy popullsive të reja të Mbretërisë së Bashkuar në popullsinë botërore. Sipas Grupit Ndërinstitucional të Kombeve të Bashkuara për Vlerësimet e Vdekshmërisë së Fëmijëve, (UN IGME) rreth 2 milionë shtatëzëni përfundojnë me lindje të vdekura çdo vit në mbarë botën. Ka shumë shkaqe kongjenitale të vdekjes nga anomalitë e fetusit deri te komplikimet e lindjes, infeksionet dhe keqformimet e placentës.

A jemi duke e injoruar pandeminë?

Pas gati dy vjet e gjysmë pandemie, të gjitha masat pandemike po braktisen një nga një. Njerëzit e dërrmuar nga pandemia janë shumë të kënaqur me këtë gjendje. Të tjerët janë të shqetësuar se pandemia nuk ka mbaruar ende, në disa vende barra e spitaleve dhe e njësive të kujdesit intensiv për shkak të virusit Omicron nuk është ulur, prandaj pasi edhe vaksinat nuk kanë arritur në nivelin e dëshiruar ka tendencë të vendosen sërish masa pandemike.

Sëmundja mesjetare “Murtaja e zezë”, që ndikon ende sot në shëndetin tonë!

Kur Vdekja e Zezë (Murtaja e Zezë) shkatërroi Afrikën Veriore dhe Euroazinë në mesin e shekullit të 14-të, ajo vrau gjysmën e popullsisë njerëzore atje, riformoi historinë dhe ndryshoi potencialisht rrjedhën e evolucionit njerëzor. Kjo ishte epidemia më vdekjeprurëse e regjistruar në historinë njerëzore. Deri në fund të epidemisë, pothuajse 50% e popullsisë së Evropës u zhduk. Ky numër është të paktën 200 herë më i lartë se sa përllogaritet për COVID-19.

Virusi alarmues i lisë së majmunit

Pas Britanisë së Madhe, Portugalisë, Spanjës, Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Italisë, Suedisë, Belgjikës dhe Australisë, një rast i lisë së majmunëve u raportua edhe në Gjermani dhe Francë.

Ndryshimet klimatike, epidemia dhe rritja e popullsisë

Përderisa ndryshimi i klimës është një temë relativisht e re, diskutimi i ka rrënjët në shkrimet e Thomas Malthus, në më shumë se 200 vjet më parë, dhe në përgjigjet e tij ndaj vlerësimit pesimist të gjendjes njerëzore.

Vala e pestë e pandemisë

Në një studim të kryer nga studiuesit në Imperial College mbi të dhënat nga Mbretëria e Bashkuar, është treguar se Omicron ka më pak se 11% gjasa të shkaktojë infeksion të rëndë. Në nivel popullsie, varianti Omicron në krahasim me Delta shndërrohet në një ulje prej 25% të rrezikut të hospitalizimit. Kjo rënie e theksuar është për shkak të faktit se varianti Omicron është në mesin e njerëzve që janë infektuar ose vaksinuar më parë, duke siguruar mbrojtje të konsiderueshme kundër infeksionit të rëndë.

Varianti Omicron

Në deklaratën e bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), një variant i ri i koronavirusit “B.1.1.529” u shpall si “alarmant” ashtu si variantet Delta, Alfa, Beta e Gamma dhe ky variant i ri u emërua “Omicron”.