Foto: Elmedina Arapi/DokuFest

Një nga ngjarjet e organizuara në kuadër të “Doku Talks” ishte paneli “Përballja me të kaluarën”. Ngjarja u mbajt më 5 gusht në shtëpinë e Shani Efendiut nën moderimin e kineastes dhe regjisores Dea Gjinovci. Në mesin e folësve, ishin eksperti me përvojë i mjekësisë ligjore Dr. Arsim Gërxhaliu, regjisori dhe kineasti zviceran Jan Baumgartner, i cili punon në Sarajevë me interes për këto çështje, dhe producentja ukrainase e dokumentarëve dhe filmave Lyuba Knorozok.

Të ruash kujtimet e këqija do të thotë të shpresosh që ato të mos ndodhin më. Në këtë mënyrë, kineastët kontribuojnë në lehtësimin e vuajtjeve të pasluftës dhe në rivendosjen e dinjitetit të viktimave. Shpresojnë për një zhvendosje drejt mirëkuptimit në paradigmën politike. Në veprat e tij filmike, Jan Baumgartner temat e ballafaqimit të së kaluarës pas luftës i ndërlidh me tema të ndryshme. Në dokumentarët e tij, ai merret me shkencëtarët e mjekësisë ligjore, që punojnë në identifikimin dhe kthimin e emrave të individëve të cilët u identifikuan në varreza masive përmes studimeve të ADN-së dhe historitë e njerëzve në përpjekjet për pastrimin e minave. Lidhur me luftën e vazhdueshme në Ukrainë, Lyuba Knorozok flet për faktin se ka informacione dhe studime dokumentacioni për faktet dhe viktimat reale. Ajo thekson se megjithëse numri i personave të zhdukur në luftën në Ukrainë është i ulët, po bëhen përpjekje për të dokumentuar ligjërisht krimet e kryera. Megjithatë, me kalimin e kohës, informacioni dhe dokumentet po pakësohen.

Foto: Elmedina Arapi/Doku Fest

Eksperti i mjekësisë ligjore Arsim Gërxhaliu iu drejtua regjisorëve të filmave dhe dokumentarëve pranë tij dhe tha se për çdo ngjarje mund të bëhet një film i veçantë. Tema është aq e rëndë dhe e dhimbshme sa të jetosh me këtë është një gjë e dhimbshme dhe të përballesh me pasojat është një dhimbje tjetër. Gërxhaliu ka shpjeguar se edhe pse kanë kaluar 24 vjet, personat të cilët familjarët i kanë ende të zhdukur, janë tërhequr zvarrë në një shpresë dhe u dërgojnë para disa njerëzve në Serbi, për t’i gjetur të afërmit e tyre që pretendojnë se janë ende gjallë. Familjet që kanë kërkuar prej vitesh të paktën gjetjen e kufomave të të afërmve të tyre, shkatërrohen sërish pas zbulimit të ADN-së. Kështu, shpresa e fundit për të qenë gjallë zhduket.

Përballja me të kaluarën është një parakusht për tejkalimin e traumës dhe parandalimin e vuajtjeve të tilla dhe masakrave sistematike. Rrëfimet filmike dhe kinematografike janë të favorshme për ndryshime në paradigmën politike dhe shpresojnë të japin një kontribut të vogël duke i vënë në pah regjimet që kryen këto masakra. Në bazë të rrëfimeve të Gërxhaliut, nëse eshtrat e një personi shfaqen në varreza të ndryshme masive pesëqind kilometra larg njëra-tjetrës, ka gjurmë të shkatërrimit sistematik. Ende mund të hasim në plagët e freskëta të luftërave që ndodhën në territorin e ish-Jugosllavisë. Shembulli i fundit i kësaj ishte Kosova.

✎ Esin Muzbeg

© PRIZMA MEDIUM