Vlera e mbetjeve ushqimore në Evropë është 143 miliardë euro

Këshilli Evropian i Ushqimit (EUFIC) për të tërhequr vëmendjen e duhur në "Ditën Botërore të Mbetjeve Ushqimore" më 29 shtator sipas të dhënave nxjerrë statistika se rreth një e treta e ushqimit të prodhuar në botë për konsum njerëzor shkon dëm. EUFIC thekson se vetëm mbetjet ushqimore përbëjnë rreth 8-10 për qind të emetimeve globale të gazrave serrë. Një e treta e të gjithë ushqimit të prodhuar për konsum njerëzor përfundon si mbeturinë. Kur e çojmë dëm ushqimin, ne çojmë dëm edhe të gjitha burimet e shpenzuara për prodhimin dhe transportin e ushqimit të njeriut si dhe të gjitha burimet e tjera siç janë përdorimi i tokës, ujit dhe karburantit, e kjo ndikon që të mos arrihet përmbushja e qëllimit. Kur ushqimi shkon dëm, ai gjithashtu shkakton emetim të gazrave serrë.