Foto: Piron Guillaume

Nga raporti i fundit për Gjendjen e Fëmijëve të Botës, edhe para krizës (pandemisë) fëmijët dhe të rinjtë mbanin barrën më të madhe të problemeve të shëndetit mendor, por nuk u bë asnjë investim në të.

Në nivel global, vlerësohet se 1 nga 7 adoleshentë të moshës 10-19 vjeç po jetojnë me një çrregullim mendor të diagnostifikuar, ku rreth 46000 prej tyre po vdesin nga vetëvrasja brenda një viti, e cila renditet në një nga pesë shkaqet kryesore të vdekjeve në këtë demografi. Ende mbetet zbrazëti midis nevojave të shëndetit mendor dhe financimit të tij, me vetëm 2% të buxhetit qeveritar për shëndetësinë, që i kushtohet shpenzimeve të shëndetit mendor.

Maja e Icebergut

Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore, ka thënë se këto 18 muajt e fundit kanë qenë mjaft të vështira për fëmijët.

“Si rezultat i orës policore dhe kufizimeve të lëvizjes në lidhje me pandeminë, fëmijët, vitet më të bukura të jetës së tyre i kanë kaluar larg familjeve, shoqërisë, klasave, lojërave dhe elementeve bazike” tha ajo.

Fora shtoi se “Ndikimi është shumë domethënës dhe është vetëm maja e Icebergut, edhe para pandemisë shihet se shumë fëmijë janë tronditur nga këto çështje të pa trajtuara të shëndetit mendor. Ajo po ashtu shprehi shqetësime se shumë pak investime qeveritare janë ndarë për këtë situatë kritike, dhe nga rëndësia e pamjaftueshme e marrëdhënies midis shëndetit mendor dhe rezultateve të jetës së ardhshme.  

Bllokimet dhe humbjet

Disa gjetje paraprake nga një studim i financuar nga UNICEF-i tek fëmijët dhe të rinjtë në 21 vende, tregon për shtrirjen e situatës pandemike. Kjo do të thotë se 1 nga 5 adoleshentë ishin shpesh në depresion ose kishin pak interes për pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme sociale. Sipas analizave të reja të UNICEF-it të kryer nga London School of Economics, duke mos llogaritur ndikimin në jetën e tyre, çrregullimet mendore vlerësohen se shkaktojnë rreth 390 miliardë dollarë humbje të kontributeve brenda 1 viti të ekonomisë së vendeve. 

Të zemëruar dhe të frikësuar

Shumë fëmijë janë shprehur se ishin të zemëruar, shqetësuar dhe të frikësuar për të ardhmen për shkak të ndërprerjes së rutinave të tyre si arsimimi dhe argëtimi si dhe shqetësime për të ardhurat dhe shëndetin e familjes. 

Nga një studim i bërë online në Kinë në fillim të vitit 2020 u zbulua se një e treta e te anketuarve raportuan se ndiheshin të frikësuar ose të shqetësuar.

Në diagnozat e çrregullimeve mendore u konstatua se këto çrregullime mund të dëmtojnë ndjeshëm shëndetin, arsimin dhe kapacitetin për përfitime të fëmijëve dhe të rinjve.

Sipas analizave të reja të UNICEF, të kryer nga London School of Economics duke mos marrë parasysh ndikimin në jetën e këtyre njerëzve, çrregullimet mendore vlerësohen se u kushtojnë vendeve rreth 390 miliardë dollar në vit për shkak të mungesës se kontributit në ekonominë e tyre.

Investoni në ndryshim

Raporti i Fëmijëve në Botë i nxitë qeveritë dhe partnerët e saj të promovojnë shëndetin mendor për të gjithë fëmijët, adoleshentët dhe kujdestarët e tyre duke mbrojtur të gjitha grupet e prekura.

“Shëndeti mendor është pjesë e shëndetit fizik – ne nuk mund ta shohim atë ndryshe” tha zonja Fore dhe shtoi se “Pa marrë parasysh gjendjen ekonomike të shteteve është parë se investimi dhe mirëkuptimi është minimal në një element kyç për maksimizimin e potencialit të çdo fëmije. Kjo gjendje duhet të ndryshojë.”

Në rekomandime përfshihet shpërndarja e intervenimeve të bazuara në evidenca, që përfshinë programet prindërore, gjë që inkurajon investime të menjëhershme, përgjegjësi dhe kapacitet të plotë të kujdesit në të gjithë sektorët e jo vetëm atë shëndetësor. Po ashtu edhe shkollat duhet të mbështetin shëndetin mendor me shërbime kualitative dhe lidhje pozitive. 

UNICEF po ashtu sugjeron thyerjen e heshtjes sa i përket sëmundjeve mendore duke iu qasur në mënyrë korrekte, duke promovuar kuptim më të mirë të këtyre problemeve, dhe duke marrë parasysh eksperiencat e fëmijëve dhe të rinjve në mënyrë serioze. 

‘Ajans Bizim’

© PRIZMA MEDIUM