Rezistenca e grave në Turqi kundër degradimit të mjedisit: “Në fillim ishim më pak, tani jemi shumë”
Studimet e shumta tregojnë që gratë – veçanërisht gratë me të ardhura të ulëta ose pa të ardhura - janë më të prekura nga kriza globale klimatike. Kjo për shkak se jetesa e grave është më shumë e varur nga natyra. Sipas të dhënave të OKB-së, 45-80% e prodhimit të ushqimit në vendet në zhvillim kryhet nga gratë fermere. Kriza globale klimatike ka shkaktuar edhe migrimin e shumë njerëzve; ndërkaq, problemet e tilla si migrimi i detyruar, uria dhe varfëria kanë rritur rastet e dhunës në familje.