Gratë iraniane fillojnë luftën që nga hedhja e hapit të parë në rrugë
Kohët e fundit shohim se protestat në Iran janë bërë më të shpeshta. Deri më sot, ne i kemi parë gratë iraniane në të gjitha protestat, qofshin ato në shkallë të gjerë, të vogël apo jo drejtpërdrejt mbi të drejtat e grave. Me vdekjen e Mahsa Amini, këto protesta patën një atmosferë krejt tjetër. Sot, populli iranian mendon se ka shpëtuar imazhin e vendit. Dhe rezistuesit iranianë nuk duan një shtet që t'i shpëtojë, por duan që popujt e botës t'i shohin dhe t'i mbështesin. Ne folëm me regjisorin për dokumentarë, gazetarin dhe aktivistin Mehdi Shabani për protestat në Iran.