Dokumentarë nga rajoni mbi median dhe gazetarinë që ia vlen t’i shohësh: Nga dallohet dokumentari i mirë?
Studiuesi dhe teoricieni i filmit Bill Nichols thotë se ka gjashtë lloje dokumentarësh - poetikë, ekspozues, reflektivë, vëzhgues, performues dhe pjesëmarrës - secili me karakteristikat e veta dalluese. Kjo ka të bëjë me mënyrën se si tregohet ngjarja apo historia nga autori. Një dokumentar poetik flet kryesisht me panorama apo imazhe, me pak intervista, ose pa intervista fare, dhe pa rrëfim në sfond. Me fjalë të tjera, përgjegjësia bie mbi drejtorin e fotografisë që të përzgjedhë imazhe interesante që e shtjellojnë vetë historinë.