Foto: Mohammadreza Alidoost

Sipas lajmeve të gazetës The Guardian, Banka Qendrore e Kinës, me një vendim të publikuar sot deklaroi se bitcoin, ethereum dhe monedha të tjera dixhitale dëmtojnë sistemin financiar dhe përdoren në shpërlarjen e parave dhe për krime të tjera, “Të gjitha transaksionet me derivatet e monedhës virtuale janë aktivitete financiare të paligjshme dhe janë rreptësisht të ndaluara”.

Menjëherë pas vendimit të Kinës, bitcoin ra për 8% në 41 mijë dollarë.

Banka Popullore e Kinës, e cila mundëson funksionin e Bankës Qendrore të Kinës, po zhvillon një derivat numerik të monedhës zyrtare kineze, ‘juan’.

Bankave kineze iu ndalua operimi me kriptovaluta në vitin 2013.

‘Ajans Bizim’

© PRIZMA MEDIUM