Moda e ngadaltë – Pse të jetojmë në kodra të mbeturinave?
Për të folur për modën e ngadaltë, biseduam me Nisa Zurnaxhiun, e cila filloi një iniciativë me konceptin e modës së ngadaltë në Prizren. Nisa është e diplomuar në psikologji dhe ka interesim për mbrojtjen e mjedisit dhe dizajnin. Zurnaxhiu tha: “Unë e kam krijuar gjithmonë punën time duke u kujdesur që të mos e dëmtoj natyrën” dhe po ashtu u shpreh se dizajnin e ka filluar si hobi që në vitet e para të universitetit. “Kur mësova se sa dëm i ka shkaktuar natyrës industria ku unë punoj, doja të isha një zë sipas mundësive të mia për këtë cikël të dëmshëm. Konceptin e modës së ngadaltë e kam nisur për shkak se qysh nga fëmijëria jam rritur në prani të natyrës si dhe nga ndikimi i familjes të cilët më kanë mësuar se shpërdorimi është mëkat."