Svante Pääbo, drejtor i Institutit Max Planck për Antropologjinë Evolucionare, me një kopje të një skeleti të Neandertalit. – Fotografia: Karsten Möbius

Hulumtimi i tij zbuloi palegjenotikën, një disiplinë krejtësisht të re shkencore, duke zbuluar lidhjen gjenetike midis njerëzve të ditëve të sotme dhe Neandertalëve dhe duke treguar se ne kemi më shumë të përbashkëta me Neandertalët sesa mendohej më parë. Në fakt, nuk është e pazakontë që çmimi Nobel t’i jepet një paleontologu dhe vepre evolucionare, dhe çmimi i këtij viti për një zbulim novator në biologjinë evolucionare është i jashtëzakonshëm!

Kockat e Neandertalit u zbuluan për herë të parë në 1856 në një gurore gjermane në Luginën e Neanderit. Megjithatë, përpara shpikjes së analizës gjenetike, shkencëtarët që i studionin ato ishin të kufizuar në krahasimin e pamjes së tyre me kockat e njeriut. Edhe me zbulimin e sekuencës së ADN-së, materiali gjenetik i lashtë ishte jashtëzakonisht i vështirë për t’u punuar, për shkak të përkeqësimit të materialit me kalimin e kohës dhe kontaminimit nga shkaqe të ndryshme.

Pääbo zhvilloi teknika të reja që përfshinin nxjerrjen, renditjen dhe analizën e ADN-së së lashtë nga kockat e Neandertalit. Pas aplikimit të këtyre metodave në tre kocka të Neandertalit të zbuluara në të gjithë Evropën, Pääbo renditi me sukses të gjithë gjenomin e Neandertalit në vitin 2008 dhe zbulimi u bë publik në vitin 2010. Falë punës së tyre, shkencëtarët kanë mundësinë të krahasojnë gjenomet e Neandertalit me të dhënat gjenetike të njerëzve që jetojnë sot.

Zbulimi befasues nga shkenca se kush jemi dhe se si kemi ardhur deri këtu!

Pääbo nuk mbeti vetëm me zbulimin se njerëzit dhe Neandertalët ishin gjenetikisht të ndryshëm, por gjithashtu zbuloi se të dy speciet kishin një paraardhës të përbashkët të ngushtë që jetoi rreth 800,000 vjet më parë (edhe pse historia e këtij paraardhësi të fundit të përbashkët ende debatohet), dhe po ashtu zbuloi se Neandertalët dhe njerëzit modernë bashkëjetuan dhe u shumëfishuan në të njëjtën kohë. Njerëzit e ditëve moderne me prejardhje evropiane ose aziatike, deri në 2% të ADN-së e kanë origjinën nga Neandertalët.

Zbulimi i Denisovanëve

Teknikat që çuan në shfaqjen e gjenomit të Neandertalit çuan në zbulimin spektakolar të një tjetër homini të panjohur më parë: Denisovanët. Në vitin 2008, pasi shikuan gjenomin e një fragmenti kockor 40,000-vjeçar të zbuluar në shpellën Denisova të Siberisë, Pääbo dhe studiues të tjerë zbuluan një hominin krejtësisht të ri, Denisovanët. Puna e Pääbo zbuloi se të dyja këto specie bashkëekzistonin me njerëzit modern dhe ADN-ja e tyre përzihej me tonën. 

Kjo degë e paraardhësve tanë të lashtë është treguar se e ka prejardhjen nga njerëzit në Euroazinë Lindore – që përfshin Guinenë e Re, Ishujt Solomon, Fixhi dhe pjesë të Azisë Juglindore si dhe popullatën në Melanezi, një nënrajon i Oqeanisë, të cilët mbajnë deri në 6% të ADN-së së Denisovëve. Disa nga gjurmët gjenetike të lëna nga paraardhësit tanë janë të rëndësishme sot nga pikëpamja mjekësore. Për shembull, një nga gjenet e trashëguar nga Denisovanët, i quajtur EPAS1, është një version i Denisovavë dhe ndihmon tibetianët e ditëve të sotme të mbijetojnë në mjedise me lartësi të madhe dhe me oksigjen të ulët.

Zbulimet e Pääbo-s jo vetëm që zbuluan se nga erdhën njerëzit, por gjithashtu theksuan se si njerëzit modernë janë bërë kaq të suksesshëm. Këto 40,000 vitet e fundit janë mjaft unike në historinë njerëzore, sepse ne jemi e vetmja specie njerëzore përreth. Neandertalët ishin njerëz të lashtë me zgjuarësi të madhe, shumë social dhe që përdornin mjete shumë të sofistikuara. Megjithatë, derisa u zhdukën 40,000 vjet më parë, kallëpet e tyre kulturore ndryshuan më pak përgjatë këtyre qindra mijëra viteve.

Njeriu modern, nga ana tjetër, zhvilloi me shpejtësi kultura komplekse dhe inovacione të avancuara, duke u përhapur përfundimisht në të gjithë planetin. Baza për këtë zhvillim dramatik duhet të qëndrojë në ndryshimet gjenetike që ndodhën pas ndarjes nga Neandertalët dhe Denisovanët. Puna e Pääbo zbulon gjithashtu këto dallime të rëndësishme gjenetike, duke ofruar bazën për kërkime se si njerëzit modernë sunduan planetin.

✎ Şeyma Celina Suroy

© PRIZMA MEDIUM