Problemet janë të thjeshta, por aq edhe shqetësuese
Teatri Kabare u shfaq para nesh me një identitet tjetër, me shfaqje absurde, me publikun që hante e pinte pije freskuese në tavolina, me identitet shumë të sinqertë ku aktorët vinin në tavolina dhe kërkonin komente për shfaqjen në një atmosferë miqësore. Teatri Kabare është vazhdim i Teatrit Rumeli TKSK Nafiz Gürcüaili. Kamer Şimşek është regjisor, Ferda Derviş, Gençer Tatar dhe Levent Bütüç shfaqen në skenë si aktor. Me ekipin kryesor të teatrit Kabare kemi biseduar për teatrin turk në Prizren.