Sëmundja mesjetare “Murtaja e zezë”, që ndikon ende sot në shëndetin tonë!
Kur Vdekja e Zezë (Murtaja e Zezë) shkatërroi Afrikën Veriore dhe Euroazinë në mesin e shekullit të 14-të, ajo vrau gjysmën e popullsisë njerëzore atje, riformoi historinë dhe ndryshoi potencialisht rrjedhën e evolucionit njerëzor. Kjo ishte epidemia më vdekjeprurëse e regjistruar në historinë njerëzore. Deri në fund të epidemisë, pothuajse 50% e popullsisë së Evropës u zhduk. Ky numër është të paktën 200 herë më i lartë se sa përllogaritet për COVID-19.