Hapësirat për promovimin e punës artizanale janë thelbësore për fuqizimin e grave në këtë biznes
Sipas Venerës, kjo veprimtari nuk gjen shumë hapësirë në tregun kosovar dhe nuk ka shumë interesim nga njerëzit për të blerë gjëra të punuar me këto teknika, dhe aq më pak nga gjeneratat e reja. Për këtë arsye, thotë ajo, është shumë problematike qasja në tregun e punës për gratë që i ushtrojnë këto zanate.