A jemi duke e injoruar pandeminë?
Pas gati dy vjet e gjysmë pandemie, të gjitha masat pandemike po braktisen një nga një. Njerëzit e dërrmuar nga pandemia janë shumë të kënaqur me këtë gjendje. Të tjerët janë të shqetësuar se pandemia nuk ka mbaruar ende, në disa vende barra e spitaleve dhe e njësive të kujdesit intensiv për shkak të virusit Omicron nuk është ulur, prandaj pasi edhe vaksinat nuk kanë arritur në nivelin e dëshiruar ka tendencë të vendosen sërish masa pandemike.