Nga çështja e targave tek zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës erdhën si pasojë e një sërish ngjarjesh që iu paraprinë qysh nga mesi i vitit 2021. Çështja e targave me akronime serbe si KM, PZ, PR e të ngjashme ishin temë e diskutimit në kuadër të dialogut të zhvilluar mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja qysh prej vitit 2011. Konsiderohet se afër 10.000 targa me akronime serbe - sikurse KM, PZ, PR, e të ngjashme - qarkullojnë në veriun e Kosovës.