Në Ballkanin Perëndimor ka përfunduar procedura edhe për Kosovën, shtetin e fundit që nuk mund të udhëtojë pa viza në zonën Shengen të Bashkimit Evropian. Nga 1 janari 2024, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Shengen. Negociatat e para të Kosovës me Bashkimin Evropian për liberalizimin e vizave kanë nisur më 19 janar 2012 dhe pas një procesi të gjatë, është arritur të përmbyllet vetëm më 18 prill 2023 me miratimin e Parlamentit të Bashkimit Evropian. Ky miratim u nënshkrua më 19 prill dhe u dërgua në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian për botim. Kështu përfundoi procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën. 

Megjithatë, Bashkimi Evropian vazhdon të marrë masa të ndryshme për të mbrojtur kufijtë nga kërcënimet terroriste, incidentet kriminale dhe bandat e krimit të organizuar. Për këtë arsye, ai aktivizoi Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS – European Travel Information and Authorization System). ETIAS, i cili filloi të zhvillohet në vitin 2016, pritet të përfundojë me të gjitha funksionet në vitin 2024. Shqetësimi kryesor i Evropës është siguria. Prandaj, falë mbledhjes së të dhënave dhe rrjedhës së informacionit të ofruar nga ETIAS, këto shqetësime do të zgjidhen. Mirëpo, kjo nënkupton edhe një fluks të madh të të dhënave të qytetarëve nga vendet e liberalizimit të vizave drejt Bashkimit Evropian. Kështu, ETIAS do të ketë qasje në informacionin e regjistrimit të një qytetari që dëshiron të udhëtojë drejt Bashkimit Evropian. Një person që dëshiron të udhëtojë në vendet evropiane do të aplikojë për udhëtim duke i futur të dhënat personale përmes ETIAS.

Pas plotësimit të formularit dhe futjes së të dhënave, e cila zgjat rreth 10 minuta, udhëtimi i kërkuar do të miratohet ose refuzohet për rreth 10 minuta. Përveç të dhënave standarde personale, do të duhet të futen edhe të dhëna si gjendja shëndetësore, udhëtimet në ndonjë zonaë konflikti, dëbimet e mundshme nga ndonjë vend, si dhe të dhënat kriminale. Këto të dhëna mund të kontrollohen nëpërmjet ETIAS dhe të konfirmohen brenda pak minutash. Në rast se zbulohet një mospërputhje dhe ka nevojë për të kontrolluar manualisht të dhënat, kjo pritet të përfundojë brenda katër ditëve deri në dy javë. Një kohëzgjatje e miratuar nga ETIAS do të jetë e vlefshme për 3 vjet. 

ETIAS nuk është vizë dhe si i tillë nuk kërkon ndonjë proces në konsulata dhe mbledhje manuale të të dhënave. Megjithatë, është një autorizim udhëtimi që e shërben këtë funksion dhe mund të konfirmojë saktësinë e të dhënave përmes sistemit.

 ✎ Esin Muzbeg

© PRIZMA MEDIUM