Rreth Nesh

Probleme në papajtueshmëri me etikën gazetareske, që shihen gjerësisht në mediat e vendit tonë, mosrespektimi i të drejtave të autorit/es, gazetaria copy/paste, mungesa e hulumtimit të lajmeve dhe mungesa e përgjegjësisë për të menduar se ku do të çojë lajmi; bëjnë që ne si grup të jemi të shqetësuar me agjendat sipërfaqësore, të formësuara sipas politikave dominuese dhe mungesës së prezantimit të problemeve themelore të qytetarëve/eve. Me ndjenjën e mungesës së gazetarisë lokale, Prizma Medium synon të përzgjedhë lajme dhe tema të cilat janë hulumtuar me kujdes të shtuar duke u trajtuar nga këndvështrime të ndryshme, të respektojë të drejtën e autorit/es, të përkushtohet ndaj vlerave të etikës, të bëjë dallimin e asaj që është e vërtetë dhe çfarë mendohet të jetë e vërtetë; duke zgjedhur me kujdes ekspertët/et që do të punojnë mbi këto tema, të punojë për të drejtën e  qytetarëve për të marrë informacione pa asnjë diskriminim, të drejtpërdrejtë dhe me qasjen e gazetarisë së ngadalshme të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për çështje që janë ose jo në rend të ditës.

Suer Celina

Kryeredaktor

Adelina Hasani

Kryeredaktore

Esin Muzbeg

Redaktor

Ferdi Limani

Redaktor i Fotografisë

Şeyma Celina Suroy

Redaktorja e shëndetësisë

Fatih Kovaç

Dizajner Grafik

Fjolla Fetollari

Përkthyese

Diellza Tufa

Përkthyese