Qeni i shëruar nga Canan, tani pranohet edhe nga lagjja
Nuk është hobi të kesh një fëmijë, ashtu si nuk është edhe dashuria për kafshët
Nuk është hobi të kesh një fëmijë, ashtu si nuk është edhe dashuria për kafshët
Pas arsimimit të saj në Radio, Televizion dhe Kinema, Canan Cibo fitoi përvojën si make-up artiste në serialet televizive dhe filmat në Stamboll dhe u kthye në Prizren ku krijoi studion e saj të grimit. Canan adoptoi një mace në nevojë që erdhi në kopshtin e saj një ditë dhe kështu filloi t’i ndihmojë e të kujdeset për kafshët endacakë.
Canan, e cila gjeti një qen me zgjebe para studios së saj në lagjen Kurilë të Prizrenit, thotë se ajo së pari vrapoi për ta ndihmuar duke i blerë ushqim nga marketi dhe gjatë asaj kohe u përball me reagimet e njerëzve përreth. E zemëruar nga këto reagime, ajo tregoi se filloi ta ushqejë qenin që gjeti para studios së saj, duke e ilustruar në prezencë të banorëve. Canan tha: “Më duhej t’iu mësoja se një krijesë në këtë situatë nuk duhet të trajtohet në këtë mënyrë, kështu që fillova ta ushqej atë duke e nxjerr në pah këtë. Dhe kështu filloi procesi i shërimit të Mishës. Në atë kohë, unë nuk mund ta merrja ende në shtëpi, por bashkë me procesin e shërimit, një simpati për Mishën filloi të ndihej në lagje. Unë e injektova këtë simpati në lagje, kështu që procesi përparoi më lehtë.”
Si ishte periudha e shërimit?
Meqenëse kishte një problem me veterinerin, nuk kishte shumë njerëz që mund t’i kontaktoja. Nga ana tjetër, ne nuk mund të merrnim makinën e askujt, sepse Misha kishte zgjebe. Ekzistonte rreziku që të infektojë si njerëzit ashtu edhe kafshët shtëpiake të atij personi. Unë as nuk mund t’i lidhja një qafore. Ajo kishte frikë tepër nga qaforja, në fund të fundit, kafsha endacake nuk ishte mësuar me një gjë të tillë ose kishte një traumë. Në këtë rast, nuk kisha pse të shkoja tek veterineri. Por ishte një veteriner i sapodiplomuar, i cili gjithashtu kujdesej për kafshët endacake. Ai erdhi vetë dhe i bëri ndërhyrjet e nevojshme. Por kjo është fat. Për shembull, pa Amirin, ne do të kishim një proces shumë më të vështirë.
Procesi i shërimit zgjati rreth një vit, por mund të them që Misha është shëruar pothuajse plotësisht tani.
Por meqenëse ajo nuk u sterilizua në këtë vit, për fat të keq, derisa ne ishim duke u përqëndruar në sëmundjen e lëkurës, Misha mbeti shtatzënë dhe lindi. Sidoqoftë, gjendja e saj u përkeqësua. Plagët e saj filluan të hapen, metabolizmi i saj u dobësua dhe kishte nevojë përsëri për ndërhyrje veterinare. Megjithatë, këlyshët ishin shumë të shëndetshëm. Ne filluam të kërkojmë shtëpi për ta dhe gjetëm, madje njërën prej tyre e çuam në Prishtinë dhe ia dorëzuam pronarit atje. Pastaj e kemi kryer operacionin e sterilizimit.
Pas operacionit, ajo duhej të mbetej nën mbikëqyrje. Unë mendoj se kur kemi një kafshë që duam ta marrim në shtëpi, është procesi i bindjes së familjes, i cili është një nga proceset më të vështira. Unë e binda familjen time se ne nuk mund ta lëmë atë në rrugë pas operacionit, ajo duhet të qëndrojë me ne vetëm për disa ditë, dhe ne e morëm Mishën në shtëpi. Pas kësaj, ne i bie që gradualisht e adoptuam atë. Tani ajo jeton në garazhin e shtëpisë.
Nuk është hobi të kesh një fëmijë,
Canan Cibo
ashtu si nuk është edhe dashuria për kafshët.
Me çfarë reagime u përballët?
Ndonjëherë kemi reagime nga qytetarët. Pse po e bën këtë? Shko bëj fëmijë! Reagime të tilla. Si një grua, kur më sulmojnë me “shko bëj një fëmijë”, them se nëna ime ka dy fëmijë dhe ne ende kemi kafshë që i ushqejmë në shtëpinë tonë. Ka nga ata që e konsiderojnë dashurinë ndaj kafshëve si një hobi. Të kesh fëmijë nuk është një hobi, ashtu si nuk është edhe dashuria për kafshët. Disa vijnë dhe pyesin: “Sa para ke shpenzuar për këtë qen?” Disa njerëz që ecin në rrugë me qenin e tyre të racës bëjnë pyetje të tilla si “pse nuk e bleve një qen race për 300-500 euro”. Të tjerët ofendojnë drejtpërdrejt “a është ky qen endacak, i imi është një labrador apo një husky apo çfarëdo…” Është sikur po flasim për një model makine! Kështu që sa herë që dal në rrugë, kthehem e stresuar.
Unë me të vërtetë mund ta kuptoj frikën e njerëzve nëse është një traumë nga e kaluara, ose nëse është një frikë e mësuar siç thashë. Por kushdo që dëshiron mund ta kalojë këtë frikë dhe të kapërcejë këtë situatë, kush dëshiron mund të vazhdojë kështu, kjo është një zgjedhje. Por është e pakuptueshme që edhe pse nuk ka frikë nga ajo, të kërcënojë me “do ta helmoj” vetëm sepse nuk e do, ose vetëm pse e ka bërë nevojën, nuk është situatë që mund të kuptohet. Ka të tillë që i hodhën ujë, gurë, e ndoqën me shkopinj, dhe për fat të keq, edhe të tillë që arritën ta lëndojnë në periudhën që unë nuk mund ta merrja në shtëpi. Kishte njerëz që e sulmonin atë vetëm sepse ishte e shëmtuar dhe ndërsa po punoja në studion time, dëgjova Misha të rënkonte si një qenie njerëzore.
Je një dashamirëse e kafshëve dhe kalon një pjesë të kohës tënde duke i ndihmuar kafshët endacakë. Si mendon se mund t’ua sigurojmë një jetë më të mirë?
Brezi i ri është më i ndërgjegjshme. Ata preferojnë të mos iu fusin frikën ndaj kafshëve fëmijëve të tyre. Por qëndrimi i brezit të vjetër është ndryshe dhe ata mbrojnë faktin se kafshët endacakë janë agresiv. Unë mendoj se komuna duhet të përfshihet në këtë. Ende nuk ka strehë për kafshët në Prizren. Mund të them se ka veterinerë që do të dalin vullnetarë për një punë të tillë, arkitektë që do të vizatojnë projektin, dhe madje edhe zdrukthëtarë. Vetëm komuna ta bëjë një hap. Me një donacion të vogël mund të dalë një punë e mirë. Komuna duhet të sigurojë strehim në mënyrë që kafshët endacakë të mos shumohen në mënyrë të pakontrollueshme. Sepse, ndërsa shumohen, ata kanë vështirësi në gjetjen e ushqimit dhe kur nuk gjejnë ushqim, bëhen agresiv. Kafshët endacakë duhet të sterilizohen, të pajisen me ushqim dhe të përgatitet një strehë për to. Në këtë mënyrë, ne, si dashamirës të kafshëve, mund të përfshihemi më shumë. Përndryshe, kjo situatë nuk mund të zgjidhet vetëm me mua ose ndonjë dashamirës tjetër të kafshëve. Për shembull, gjatë periudhës së mbylljes në pandemi, kafshët endacakë kishin vështirësi në gjetjen e ushqimit. Prandaj, ata ishin më agresiv. Ne dolëm si disa dashamirës të kafshëve dhe lamë ushqim në pjesë të ndryshme të qytetit. Por ne nuk e kemi parë komunën të marrë një hap të tillë.
Intervistë: Suer Celina