Vizual: OKB

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres thotë se raporti, i cili vlerëson detyrimet kombëtare të 191 vendeve të botës, tregon se: “Bota është në një ngrohje katastrofike prej +2.7 ° C”.

Marrëveshja e Parisit synon të kufizojë ngrohjen globale në +2 dhe nëse është e mundur, në +1.5 ° C. “Dështimi i këtij synimi, do të matet me numrin e vdekjeve dhe me burimet e humbura të jetesës,” tha Guterres, duke u bërë thirrje të gjitha qeverive të marrin përsipër angazhime më ambicioze.

Sipas marrëveshjes së Parisit, secili vend duhej të rishikonte “kontributin e tij kombëtar të përcaktuar” (NDC) deri në fund të vitit 2020. Mirëpo, që nga 30 korriku, vetëm 113 vende, që përfaqësonin më pak se gjysmën (49 përqind) të emetimeve globale të gazrave serologjik, në fakt kishin dorëzuar angazhimet e tyre të rishikuara.

Me këto premtime të reja, emetimet e këtij grupi prej 113 vendeve, përfshirë SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, do të reduktohen për 12 për qind në vitin 2030, në krahasim me 2010. Menaxherja e klimës në OKB, Patricia Espinosa deklaroi se kjo është “një dritë shprese”, por ende nuk e ndriçon “anën e errët të figurës”. 

“Në përgjithësi, emetimet e gazrave serologjik po shkojnë keq,” thotë Espinosa.

Rritje, në vend të rënies

Kur merren parasysh të gjitha të dhënat e NDC nga 191 vende nënshkruese (të rishikuara ose jo), emetimet e gazrave serologjik pritet të rriten për 16 për qind në vitin 2030, në krahasim me vitin 2010. Ndërsa, emetimet e gazit duhet të zvogëlohen me 40 për qind për të mbajtur ngrohjen globale në +1.5 ° C dhe me 25 për qind për ta mbajtur atë në +2C.

Deri në fund të këtij shekulli, edhe fraksionet e secilës shkallë mendohet se do t’i përkeqësojnë pasojat, nëse ndodh që ngrohja globale të rritet me rreth +2.7 ° C.

Në raportin e fundit të shkencëtarëve të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, të publikuar në gusht, u paralajmërua se nëse një ngrohje prej +1.5 ° C arrihet rreth vitit 2030, pra 10 vjet më herët nga se ishte parashikuar, do ta ekspozojë njerëzimin ndaj katastrofave të reja, të papara.

Patricia Espinosa thotë në këtë kontekst se “COP26 duhet të jetë i suksesshëm” dhe u bën thirrje shteteve të përfshihen në negociata “jo vetëm me dëshirën legjitime për të mbrojtur interesat e tyre kombëtare, por edhe me qëllimin për të kontribuar në mirëqenien e njerëzimit”.

Espinoza thotë se një vlerësim përfundimtar do të bëhet deri në fund të tetorit, duke shpresuar se do të ketë detyrime të reja në lidhje me klimën.

Të gjitha vendet duhet të kontribuojnë

Nga ana tjetër, Presidenti i COP26 Alok Shorma paralajmëron se “Përpjekjet mund të shkojnë dëm, nëse të gjitha vendet nuk kontribuojnë, veçanërisht nëse ekonomitë kryesore nuk marrin përgjegjësi”.

Të gjithë sytë janë drejtuar nga Kina, e cila lëshon në atmosferë më shumë se një të katërtën e emetimeve të CO2 në botë. Në fakt, jo vetëm Kina, por të gjitha vendet e përfshira në G20 janë në qendër të vëmendjes së aktivistëve të klimës.

“Tani është koha për t’u rritur dhe për ta parë këtë krizë, si një krizë të vërtetë,” thotë Sonam P. Wangdi, Kryetar i Grupit të Vendeve më Pak të Zhvilluara.

Mohammed Adow, nga qendra e të menduarit Power Shift Africa shprehu shqetësim duke thënë se “Këto vende po shkaktojnë këtë krizë dhe nuk po tregojnë udhëheqjen e duhur për të na nxjerrë nga kjo rrëmujë.”

Ashtu si me ndihmën financiare, çështja e marrjes së përgjegjësisë nga ekonomitë e mëdha mbetet pjesë e tensioneve aktuale diplomatike dhe klimatike.

Vendet e hemisferës veriore u angazhuan në vitin 2009 për të rritur ndihmën klimatike për vendet jugore me 100 miliardë dollarë deri në vitin 2020. Kjo ndihmë arriti në 79.6 miliardë dollarë në vitin 2019, sipas të dhënave të OECD të publikuara të premten.

Ekziston një çështje tjetër që shqetëson gjithashtu Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së. “Lufta kundër ndryshimit të klimës do të jetë e suksesshme vetëm nëse të gjithë janë më entuziastë, më bashkëpunues dhe më besues”, thotë Guterres.

“Është koha e duhur që udhëheqësit ta mbajnë një qëndrim dhe ta mbajnë fjalën, përndryshe njerëzit në të gjitha vendet do të paguajnë për këtë,” shton Guterres.

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin e Klimës 2021 do të mbahet nga 31 tetor deri më 12 nëntor, 2021 në Glasgow, Skoci, e kryesuar nga Britania e Madhe.

‘Ajans Bizim’

© PRIZMA MEDIUM