Foto: Suer Celina

Shoqata e Bjeshkatarëve Sharri ka një traditë të madhe në bjeshkarari. A mund të na tregoni se cilat janë fillet e shoqatës?

Shoqata Bjeshkatare Sharri (ShB Sharri) është themeluar në vitin 1951. Në atë kohë kishte një emër tjetër, njihej si Shoqata Bjeshkatare dhe Skitare Pashtriku. Pastaj më vonë, në vitin 1971 shoqata e ndërron emrin e saj, dhe nga Pashtriku fillon të quhet Shoqata Bjeshkatare Sharri. Arsyeja kryesore ishte se vetë malet e Sharrit janë më aftër Prizrenit, se sa malet e Pashtrikut. Gjatë këtyre viteve themelohet edhe Federata e Skitarisë ku edhe ndahet nga shoqata e Sharrit – dhe shoqata e merrë emrin e saj që e ka edhe sot – Shoqata Bjeshkatare Sharri. 

Në fillim aktivitetet kryesore të shoqatës kanë qenë si: ecjet në Shtëpinë e Malorëve, skitaria dhe aktivitetet tjera. Ndërsa drejtuesit e shoqatës zakonisht ishin personat më të shquar të asaj kohe, si psh. drejtorët e fabrikave. Në atë periudhë nuk kishte shumë bjeshkatarë që ngjiteshin në maje të larta, mirëpo, edhe ato që ishin organizoheshin vetëm në Pejë. Sipas dokumentacionit të Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës, shoqata e parë e bjeshkatarëve në Kosovë është Gjeravica, e cila është themeluar në vitin 1928 në Pejë, për këtë arsye edhe është marrë si datë e themelimit të Federatës. 

Shoqata në fillim është themeluar nga entuziastët/et e bjeshkatarisë, por më vonë shoqatës filluan ti bashkohen shumë adhurues/e të natyrës, kështu që shoqata është zgjeruar vazhdimisht. Gjatë viteve 1980-1999 pjesëmarrja në aktivtetet e shoqatës ka qenë e reduktuar edhe për shkak të situatës politike në vend. Pas vitit 1999 anëtarët/et e vjetër të shoqatës kthehen në shoqatë, për ta riaktivizu shoqatën, dhe pas kësaj periudhe, shoqata merr një drejtim krejtësisht tjetë – fillojnë aktivitetet javore të shoqatës, ecja në shtëpi të bjeshkatarëve, pjesëmarrja në manifestime të ndryshme të organizuara nga shoqatat tjera brenda dhe jashtë vendit, si p.sh. Maqedoni, Shqipëri, Bosnje Hercegonicë, Mal të Zi, Turqi etj. Ideja fillestare ka qenë që ti bashkojë të gjithë bjeshkatarët në një çati të përbashkët. Kështu edhe i’a bëmë, i ftuam të gjithë bjeshkatarët/et në shoqatën e Sharrit. 

Në vitin 2004 unë jam zgjedhur kryetar i shoqatës, në atë kohë kam qenë edhe drejtor i Telekomit. Pasi u zgjodha kryetar i shoqatës fillova të merrem me formalizimin e shoqatës, dhe në vitin 2005 u regjistruam si shoqatë. Mirëpo, Sharri në vazhdimësi ka qenë aktiv me organizimin e aktiviteteve të bjeshkararisë, mendoj që shoqata identifikohet vetë me Prizrenin, ashtu sikur që është shoqata Agimi, klubi futbollistik Iliria, Bashkimi etj., që kanë një traditë.

Foto: ShB Sharri

Cila është eksperienca e juaj personale në shoqatë?

Kur ishim të rinj gjendja ka qenë pak ma ndryshe. Shpesh nuk kishim mundësi të regjistrohemi me një shoqatë, nëse nuk i plotësonim disa kushte. Për atë arsye ishte një lloj privilegji për t’u anëtarsuar në një shoqatë. Në fillim isha vetëm vëzhgues dhe në atë kohë mësova elementer e para rreth bjeshkatarisë. Për shembull, çfarë duhet bëj nëse mbes vetë në mal. Aty e kalova shkollën e parë si vëzhdues dhe më vonë jam vlerësuar së duhet të kaloj në bjeshkatari. Në vitin 1973 jam kyç në bjeshkatari, mirëpo në vitin 1974 jam largu për arsye të studimeve dhe për mua aty ka përfundur pjesa e bjeshkatarisë. Rrikthimi im në shoqatë ndodhi pas luftës, atëherë kur edhe gjenerata e vjetër u kthye në shoqatë, për ta ringjallur shoqatën. Jam kthyer me qëllimin për ta rikthyer shoqatën në gjendjen e mëparshme dhe më pas të largohem. 

“Por, kur një herë fillon në bjeshkatari, më nuk mund të largoheni. E njëjta gjë ndodhi edhe në rastin tim. Që atëherë, cdo të diele vazhdoj të dal në mal.”

Sadik Shporta

Si e vlerësoni kontributin e shoqatës në komunitet?

Që nga viti 2000 kemi mbajtur takime ndërkomëbtare bjeshkatare, në këto takime kanë marrë pjesë nga gjithë rajoni. Kemi pas vizita të shumta nga Bosnja Hercegovia, Kroacia, Turqia. Të gjitha viztatat e para jashtë vendit i kemi organizuar ne, po flas si shoqatë. Dhe kjo normalisht ka ndikuar pozitivisht në krijimin e kontakteve me gjithë vendet në rajon.

Pas vitit 2008 për shkak të vizave shumë bjeshkatarë/e sidomos nga Bosnja dhe Hercegovia nuk patën më mundësi të marrin pjesë në aktivitetet tona. Gjithashtu kemi organizuar aktivitete të shumta edukative në shkolla rreth bjeshkararisë. Ligjeratat janë ofruar nga shumë bjeshkatarë me eksperiencë, që kanë qenë brenda në shoqatë. Si vazhdimësi kemi organizuar vizita në shtëpinë e bjeshkatarëve dhe i kemi njoftuar nxënësitë më natyre. 

Deri në vitin 2008 të gjitha mirënjohjet që janë dhënë nga Kuvendi Komunal i kemi marrë ne, për sport, si manifestim i vititi por edhe si sportistë të vitit. Kështu, gjatë këtyre viteve ne kemi qenë si drejtues të organizimeve sportive në vend. Me aktivitetet tona të shpeshta të ecjes dhe ngjitjes mendoj që kemi arritur të bëjmë masivizimin e bjeshkatarisë në Prizren, dhe në gjithë Kosovën. Sot i kemi male të mbushura me rini dhe janë krijuar shumë shoqata të reja të bjeshkatarisë. Kjo besoj që është një sukses i madh. 

Foto: ShB Sharri

Cili është mesazhi juaj për gjeneratat e reja?

Gjeneratat e reja duhet ta dijnë që shoqata Sharri është një nga emrat që e karakterizojnë Prizrenin. Padyshim që ka edhe shumë shoqata tjera të bjeshkatarëve, mirëpo kjo është shoqatë që i ka mbijetuar kohës – dhe që ka një të kaluar mbi 79 vjet. Mijëra njerëz kanë kaluar nja kjo shoqatë dhe normalisht kanë lënë shumë kujtime dhe tradita që duhet përcjellë tek gjeneratat e reja. 

Jemi mundur të sjellim shumë aktivitete tërheqëse për qytetin në përgjithësi dhe për të rinjtë në veçanti, sic është Via-Ferrata. Ajo ka filluar të jetë tërheqëse për shumë turistë/e që e vizitojnë Prizrenin. Një eksperience e jashtëzakonishme që i’u mundëson të shijoni të gjithë ato bukuri natyrore. 

Intervistë: Adelina Hasani

© PRIZMA MEDIUM