Foto: Right lively hood award

Në dikotominë natyrë/kultur, që është një nga shtyllat e debateve të hershme gjinore; gruaja lidhen me natyrën, kurse burrat me kulturën. Në këtë konfigurim, për gratë merret si e mirëqenë që janë emocionale, të prirura për punë dhe operacione më të thjeshta dhe më të përditshme sesa aktivitetet kulturore, artistike dhe menaxheriale, dhe ato identifikohen me natyrën duke theksuar pronësinë e tyre mbi funksionin riprodhues. Përderisa gratë në shoqëri konsiderohen si dytësore duke u mbështetur në shpjegime biologjike, burrat në pozicionin e tyre të priviligjuar pranohen si përfaqësues të racionalitetit dhe arsyes, ku dalin në plan të parë si gjithçka që gratë nuk mund të jenë. Shihet se koncepti i “identitetit” përdoret edhe në eko-feminizëm, me rrënjët e tij që nga vitet 1970, me përkufizimin më të thjeshtë që thekson nevojën dhe domosdoshmërinë e qasjes ndaj çështjeve dhe problemeve mjedisore nga një këndvështrim feminist, por me një motiv më kuptimplotë dhe më ndryshe. Me theksimin e dominimit të gruas dhe natyrës në këtë identitet, determinizmi biologjik në diskutimet e natyrës/kulturës ia lë vendin një leximi sociologjik. Në një vazhdimësi historike që nga vitet 1990, në konfigurimin identitar duhet të kërkojmë përgjigjen e pyetjes “pse gratë luftojnë kryesisht për luginat, ujërat, tokën e gurtë dhe kundër makinerive të rënda që kanë për qëllim shkatërrimin e natyrës?” Me fjalë të tjera, a përfshihen gratë në një lloj lufte sepse janë më afër apo të identifikuara me natyrën, apo përgjigjja duhet filluar nga një lexim sociologjik duke kërkuar identitetin e autorit të dhunës ndaj grave dhe natyrës…

Në këtë kontekst, kur përmenden rezistencat HES në Turqi, një nga përfaqësueset e para të imazhit që shfaqet në kujtesën tonë është Rabia Özcan e njohur si ‘Nëna Evë’, e cila në fakt na ofron një qartësi përtej një të dhëne me rebelimin e saj Defol Cengiz (Shporru Xhengiz). Autori i dhunës ndaj gruas dhe natyrës nuk është i panjohur, përkundrazi është vetë patriarkia kapitaliste. Sepse dominimi i gruas dhe i natyrës luan një rol aktiv. Kundër këtij roli, në mënyrë të pashmangshme mbillet dhe zë rrënjë reaksioni.

Ngjajshëm, në Malet e Kazit, kur pritën një projekt si burim të ardhurash, përsëri gratë, ishin tejet të inatosura për faktin se në vendngjarje do të hapeshin gropa në largësi prej 700 metrash, ku mbetjet do të deponoheshin në këto hapësira, ndërsa natyra dhe specie të ndryshme që jetonin në të do të vdisnin në shpërthime të mundshme dhe një fshat i Çanakkale do të fshihej nga harta.

A nuk kanë të drejtë?

Ekzistojnë dy beteja brenda sferës së çështjeve ekologjike – edhe pse krijon një ndjenjë të shpërndarë dhe të shkëputur në Turqi dhe se jo gjithmonë bazohet në një marrëveshje – ka periudha kur arrijnë të ndërthuren qëndrimet feministe dhe ekologjike. Kjo kontratë sekrete, e cila është kthyer në një lloj solidariteti “nga gratë për natyrën”, bëhet publike me shembuj të ndryshëm dhe vjen në jetë me zërin  e grave. Padyshim, shembujt mund të shumohen dhe të diversifikohen me zëra nga pjesë të ndryshme të vendit. Për shembull, në vitin 2019, kërcimi Las Tesis që shoqërohet me deklaratën publike të rezistencës “nuk do ta pakësojmë”… as një pemë, as një grua!

Kjo është një nga shembujt më të mirë të grave dhe rezistencës së tyre për mbrojtjen e natyrës që përqafojnë njëra-tjetrën. Sigurisht që nuk është shembulli i parë. Si një lloj praktike rezistence ndaj projektit të Rrugës së Gjelbër në Detin e Zi, të gjithë jemi dëshmitarë se kishte pasur një revoltë të përbashkët të shoqëruara me këngë. Për më tepër, nga rezistencat HES në Fındıklı deri te miniera e arit Efemçukuru; nga guroret e Ikizdere deri në centralin bërthamor Akkuyu dhe centralin termik Gerze; nga Projekti i Rrugës së Gjelbër të Detit të Zi deri në malet Kaz, ku u prenë qindra pemë; nga ndërtimi i digës në Hasankeyf deri te lufta e Çaldağı dhe në shumë vendbanime të tjera, gratë kanë qenë gjithmonë në rezistencë me synimin për të mbrojtur natyrën kundër kapitalist-patriarkatit.

Në të vërtetë, pse gratë?

Ndonëse është e vështirë të arrihen të dhëna statistikore se sa përqind e burrave dhe grave mbrojnë hapësirat e tyre të jetesës, është e qartë se si simbol i rezistencës, “gratë” i qëndrojnë ballë pushtetit dhe sistemit. Gratë parashikojnë se shfrytëzimi i natyrës për përfitime më të mëdha përfundimisht do të ketë efekte shkatërruese në ekosistem. Kjo është diçka që në mënyrë të pashmangshme do të ndikojë drejtpërdrejt tek gratë. Sigurisht, ky nuk është një efekt për faktin se gratë dhe natyra janë identike, përkundrazi, afiniteti i grave me veprimtaritë bujqësore, rrënjët e të cilave janë gjithashtu të bazuara në patriarkinë dhe marrëdhëniet pronësore, buron nga ndarja gjinore e punës. Si pasojë e dhunës ndaj natyrës, tokat bujqësore po tkurren ose po zhduken, jetesa e bazuar në ujë, bujqësi dhe blegtori po bëhet më e vështirë, ajri po ndotet, sëmundjet që përbëjnë rrezik, shtatzënitë me rrezik të lartë dhe madje edhe vdekjet e nënës dhe foshnjave po përhapen… Përballë këtyre dhe problemeve të ngjashme, pozita e gruas po centralizohet. Prandaj, siç theksojnë shpesh eko-feministët, bëhet e pashmangshme që dy betejat (gratë-mjedis) të ushqejnë njëra-tjetrën, të forcojnë njëra-tjetrën dhe të përfitojnë nga njohuritë dhe përvoja e njëra-tjetrës. 

Si funksionon?

Duke u bashkuar gratë me me eksperienca të ndryshme… Ne e dimë se lëvizja e sotme e grave ka një qëndrim të qartë për të gjitha format e pabarazisë, duke përfshirë edhe degradimin e natyrës. Gjithashtu, e dimë se ato kanë fuqinë për ta luftuarshkëputjen dhe rrëmujën e lartpërmendur…

Yeliz Kendir Gök

© PRIZMA MEDIUM

Ky lajm është prodhuar me mbështjetjen financiare të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur. Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të Shoqatës Media e Prizrenit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur