Foto: Suer Celina

Për ta imagjinuar modën e ngadaltë duhet t’i hedhim së pari një sy reklamave, lajmeve në revista, postimeve të influencerëve si dhe ne duhet t’i hedhim një vështrim industrisë së modës dhe tekstilit, ndaj të cilës jemi të ekspozuar me furinë e konsumit. Shprehja e modës së shpejtë u përcaktua për herë të parë në vitin 1988 në një intervistë me një markë të famshme në gazetën New York Times (NYT). Gjatë intervistës, pasi mësuan se kanë kaluar vetëm 15 ditë midis prodhimit të një ideje dizajni dhe prezantimit të saj tek konsumatori, NYT e përkufizoi atë si modë të shpejtë. 

Arkiva e New York Times-it

Me globalizimin, është bërë shumë e vështirë që industria e modës të rimëkëmbet. Fakti që pothuajse çdo fazë e prodhimit kryhet në një vend tjetër, i ka hequr plotësisht proceset e prodhimit nga gjurmueshmëria. Sot nuk e dimë se ku, nga kush dhe si është prodhuar ndonjë nga veshjet që i kemi në gardërobën tonë. Edhe nëse duam të dimë, nuk është e mundur të arrijmë tek ky informacion. 

Së bashku me fazat e prodhimit dhe konsumit, industria e modës dhe tekstilit ka një rol të rëndësishëm në krizën globale të klimës. Sipas Kombeve të Bashkuara, industria e modës është përgjegjëse për 10 për qind të emetimeve globale të karbonit dhe kjo normë pritet të rritet në 60 për qind deri në vitin 2030. Në mbarë botën prodhohen 5 mijë modele në javë. Për prodhimin e një bluze duhen 2700 litra ujë. Prodhimi i një palë xhinseve është 3781 litra ujë. Nga ana tjetër, kushtet e padrejta tregtare në vendet e rangut të tretë në botë janë gjithashtu rezultat i sistemit të modës së shpejtë. Hulumtimet tregojnë se një produkt i blerë përdoret më së shumti 7 ose 8 herë dhe bëhet mbeturinë. 

Nisa tha se i kushtohet vëmendje përdorimit afatgjatë të gjithçkaje në shtëpinë e saj, ajo përmend se ka mësuar se një veshje e dëmtuar lehtë mund të qepet ose të ripërdoret edhe duke i shtuar diçka të re. Zurnaxhiu, theksoi se rrobat e blera si fëmijë ndaheshin edhe me të tjerët në familje, “Megjithatë, veshja dikur kishte qëndrueshmëri, sot çdo gjë bëhet mbeturinë. Industria ime është një nga faktorët më të rëndësishëm që ndot botën. Rajoni ku jetojmë na kufizon në pikën për t’i ricikluar gjërat. Jam ambientaliste dhe e kam pasion artizanatin. Më pëlqen të prodhoj dizajnet e mia…. Po ashtu pëlqehen. Kështu fillova të mendoj pse nuk prodhoj diçka që është më e qëndrueshme, klasike, por e një stili të caktuar, që mund të vishet për një kohë të gjatë dhe ka vlerë sepse është e punuar me dorë.” 

Duke thënë se pothuajse të gjithë tani prodhojnë gjëra të cilat vjetërsohen për një kohë të shkurtër (përceptimi se rrobat që blejnë janë jashtë modës), Nisa nënvizon po ashtu se njerëzit nuk duan të qepin më ndonjë gjë të veçantë dhe se mendojnë se gjithsesi do të dalë nga moda vitin e ardhshëm. Nisa thotë se nisma e saj u bën thirrje atyre që vlerësojnë përdorimin afatgjatë dhe punimet me dorë. 

Nisa, ne kemi një industri të madhe që inkurajon shitjet e tepërta. Koncepti i modës së ngadaltë, për të cilin flitet që nga viti 2008 dhe në të cilin punoni edhe ju, është një qasje ndryshe ndaj modës. Të qëndrueshme, që mund të vishen për një kohë të gjatë; një sektor i fokusuar në mjedisin dhe kushtet humane të punës me prodhimin vendas. Le të flasim për filozofinë e nismës së kësaj pune. 

Ka shumë kompani që mbledhin mbetjet, i kalojnë ato nëpër procese të caktuara dhe i bëjnë ato të ripërdorshme. Në këtë mënyrë, të gjitha informacionet dhe historia e produkteve janë të qasshme. Unë kam bërë kërkime mjedisore në fushën time. Fillova të mendoj se çfarë mund të bëja. Nuk mund të gjeja një vend në rajonin tonë ku të mund të furnizohesha me materiale të ngjashme. Fatkeqësisht, as unë nuk kam kapacitet të prodhoj materiale në këtë mënyrë. Vendosa të filloj me mundësitë në dispozicion. Mbesin pëlhura që nuk janë me përmasa shumë të përshtatshme dhe nuk shkojnë fare me njëra-tjetrën. Unë dua që ato të kenë vlerë. Sepse, ne preferojmë të prodhojmë dizajne që vijnë nga dora e një personi që mendon gjatë dhe shumë për përdorimin e tij. A do të përshtaten së bashku copat që do i përdorim, a do të jenë të rehatshme për t’u përdorur pasi të jenë projektuar dhe prodhuar, a do të jenë të përshtatshme për t’u përdorur në jetën e përditshme dhe jo vetëm për disa herë… Unë dizajnoj produkte që janë klasike dhe që pasqyrojnë stilin tim. Unë synoj që të mos i nënshtrohem procesit të vjetërsimit të përshpejtuar. Prandaj për ta bërë atë një produkt që mund të përdoret vazhdimisht, duhet të mendoni shumë gjatë. 

Foto: Suer Celina

Kate Fletcher, një emër i rëndësishëm që e sjell këtë koncept në agjendë, thotë se moda e ngadaltë nuk është e kundërta e modës së shpejtë. Prandaj, periudha për të menduar në proceset e prodhimit, dizajni, lehtësia e përdorimit, qëndrueshmëria kërkojnë një kohë të caktuar. A ju ndihmon kjo të krijoni një lidhje me produktet tuaja? 

Duke qëndruar ulur dhe duke menduar për një kohë të gjatë, shpenzimi i kohës për një dizajn më ndihmon të krijoj një lidhje me produktin. Në fakt, nga rrethi im i ngushtë marr kritika se nuk më pëlqejnë edhe aq produktet e mia, por një gjë e tillë nuk është e mundur sepse nuk do ta mund ta bëja nëse nuk do të më pëlqente produkti im. Mendimi dhe dizajnimi kërkon shumë kohë. Por në fund të procesit, jam shumë e lumtur. Sepse unë krijoj diçka nga një copë tekstili që nuk ngjan me asgjë. Kjo më bën të ndihem mirë. Kur hyj në prodhim mendoj se si do të jetë më e lehtë për t’u përdorur (për shembull, si mund të përdoret një çantë shpine si çantë beli) dhe krijoj të gjitha alternativat që mund t’i bëj me materialin tim ekzistues. Filloj dhe kërkoj gjëra që mund të më frymëzojnë. Në fund të kërkimit tim, unë filloj dizajnin. Pas prodhimit vjen pjesa e provës. Unë e shoh atë duke testuar lehtësinë e përdorimit dhe komoditetin e tij. Ndonjëherë nuk arrij atë që dua, por bëj çmos për të shmangur gabimet. Të gjitha modelet e mia janë të vetme, unike, me numër standard dhe shpesh unisex. 

I jap rëndësi që blerësi ta dijë nga kush po blen. Unë mendoj për artikullin që do veshet, i kushtoj kohë për ta dizajnuar, e prodhoj dhe ai artikull do të jetë vetëm i juaji. Ndoshta sepse është fusha ime, nuk e di, por kur përpiqem të mendoj si konsumator, është joshëse ta dish se dikush po humb kohën duke menduar për një veshje që do të jetë vetëm e imja. Përpiqem të jem më selektiv në zgjedhjen e materialit. Por kjo është sfiduese sepse nuk mund të arrij asgjë të natyrshme. Edhe pambuku, i cili njihet si ambientalist, nuk ka prodhim miqësor ndaj mjedisit. Po luhet me gjenet e farave dhe kjo e dëmton tokën. Nga ana tjetër, punëtorët që prodhojnë materialin, punojnë jashtë orarit pa një jetë normale, kalojnë shumë etapa derisa produkti arrin tek ne dhe këtë nuk mund ta quajmë produkt mjedisor. 

Foto: Suer Celina

11 për qind e pesticideve në botë përdoren në prodhimin e pambukut. Moda e ngadaltë dhe e qëndrueshme, në njëfarë kuptimi, do të thotë të punosh drejt parandalimit të shkatërrimit të mjedisit. Nxitur nga kërkesa në rritje e konsumatorëve për modë të lirë dhe të disponueshme, industria e modës ka pësuar një revolucion në aspektin e shitjes me pakicë. Do të vij sërish me të njëjtin emër. Fletcher shprehet se prodhimi i bërë me filozofinë e modës së ngadaltë është pak më i shtrenjtë se normalja, por konsumatori është fitimprurës sepse përdoret për një kohë të gjatë. Prandaj, a mund të themi se këtu i bie të ketë punë edhe konsumatori? 

Pa pyetur pse është e lirë, ne blejmë më shumë se sa që kemi nevojë. Moda e shpejtë është tërësisht e fokusuar në kapital. Nuk është qëllimi im të etiketoj, por kompanitë e mëdha rrëmbejnë shumë dizajne nga diku dhe mund të përballojnë të paguajnë gjobën financiare për to – “nëse e paguajnë”. Ka faqe interneti që unë ndjek, ku dizajnerët ndajnë produktet e tyre, të cilat janë prodhuar nga ta në mënyrë origjinale. Ndonjëherë mendoj se industria fillon t’i ndjekë këta njerëz dhe të vjedhë modelet e tyre dhe t’i prodhojë ato masivisht. Këtu është puna e një stilisti, është koha e shpenzuar për të krijuar frymën e një dizajni, por kjo punë vidhet duke përfunduar në prodhim të shpejtë e me materiale jocilësore, dhe shkon në prodhim masiv me punonjës që ju bëhet padrejtësi, shitet për para të lira dhe përfundimisht bëhet mbetje. Të gjithë blejnë në kompaninë X. Edhe unë do ta bleja. Por kjo është ta zgjedhësh të lehtën. Kur blejmë diçka, mendoj se duhet t’i drejtohemi vetes dhe të pyesim nëse kemi vërtet nevojë për të. Në Turqi ka një reklamë të mirë nga Darüşafaka. “Edhe nëse nuk e ke, bën”, thuhet në reklamë. Unë mendoj se njerëzit duhet të rishqyrtojnë të mos blejnë rroba nëse nuk i duhen. Por është e vështirë ta shpjegosh këtë, sepse të gjithë janë të fiksuar pas paraqitjes së jashtme. Është sikur asgjë tjetër nuk ka rëndësi dhe të gjithë jetojnë për të. Ndoshta po përpiqemi të konsumojmë thjesht duke u veshur apo duke imituar dikë. Unë mendoj se rrobat duhet të ndahen me njëri-tjetrin, siç ishin dikur. Nëse shohim diçka tek dikush dhe na pëlqen, ndoshta mund ta ndajë atë… Nuk ka shumë kompani që prodhojnë produkte që ne mund t’i përdorim për një kohë të gjatë. Unë jam në gjendje të vesh një veshje për 10 vjet. Nuk është nevoja ta blej lirë dhe ta vesh për 2 javë dhe më pas ta blej një të re. Kompanitë gjigante morën gjithçka. Gjithçka që nga reklamat deri tek veshja. Për të reklamuar më lirë gjen punëtorë që punojnë më lirë, për ta shitur më lirë merr produkte që nuk dihet se ku prodhohen me materiale tepër të lira. Askush nuk bën zë për këtë sepse gjithçka është shumë e lehtë. 

Ndoshta në të ardhmen mund të jap një mesazh më të fortë për veshjet që mund të përdoren për një kohë të gjatë. Por e di që pa filluar të punojnë për këtë çështje dhe të bëjnë zhurmë emrat e shumtë, nuk mund të ndryshojmë asgjë me përpjekjet e mia. Përpjekja ime për modë të ngadaltë mund të konsiderohet po ashtu një hap i vogël në këtë transformim. 

Prodhuesi i rrobave që veshim ne dhe i kemi në trup, nuk ka as ujë për të pirë. 

Duke u shprehur se edhe në rajonin tonë ka mbeturina, Nisa tha: “Pashë sa copa tekstili mund të na mbesin në duar në këto pak vite që jam pjesë e kësaj pune. “Unë as nuk mund ta imagjinoj se sa mbeturina mund t’i mbesin markave shumë më të mëdha.” Zurnaxhiu tha se përpunimi i pjesëve të mbetura të pëlhurës kërkon shumë përpjekje dhe mund, “Duhet shumë kohë për t’u përpunuar, tekstilet e mbetura kërkojnë shumë përpjekje, dhe në fund, askush nuk dëshiron të humbasë kohë për këto sepse fitimi nuk është shumë i kënaqshëm,” thotë ajo. 

Ekziston një thënie që ne nuk e huazojmë këtë botë nga paraardhësit tanë, por nga fëmijët tanë. Po ne e huazojmë botën nga brezat e ardhshëm sepse do t’ua lëmë atyre. Kam lexuar një lajm herën e fundit se ka kodra me mbeturina tekstili dhe produktesh në shkretëtirën Atacama në Kili. Mund ta paramendosh, po formohen male. Nga ana tjetër, të gjithë e kthejnë kokën nga kjo sikur është një gjë shumë e vështirë të mos përdorësh tube dhe qese plastike. Gjërat si mbajtja e një çantë me vete janë veprime të thjeshta, por tjetra është shumë më e lehtë… 

Filloi një lëvizje në Instagram, kjo lëvizje, e cila nisi me hashtagun #whomademyclothes, u bënte thirrje kompanive të mëdha dhe pyeste se kush prodhonte atë që ne e veshim. Kjo u pasua nga përgjigjet me foto të punëtorëve nga vendet e botës së tretë me hashtag #imadeyourclothes. 

Ishte një fushatë shumë e suksesshme ku mund të shihnim se nga vinin produktet në treg. Nga erdhën rrobat, janë në trupin tim tani, por prodhuesi nuk ka as ujë!

Intervistë: Suer Celina

© PRIZMA MEDIUM

Kjo intervistë është prodhuar me mbështjetjen financiare të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur. Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të Shoqatës Media e Prizrenit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur