Komuna e Prizrenit sërish tregohet jo-transparente në ndarjen e subvencioneve
Procesi i ndarjes së subvencioneve për OJQ-të dhe individët në lëmitë e kulturës, rinisë dhe sportit ka ngjallur debat edhe në mbledhjen e Komitetit për Komunitete, ku ka raportuar drejtori i DKRS-së, duke sjellë në vëmendje përsëri kërkesat për shtimin e transparencës dhe për monitorimin e projekteve që përkrahen nga buxheti komunal.