Foto: Xiaofu Wang/DokuFest

E para nga këto panele diskutimi, “Rebelim i përditshëm” u mbajt më 6 gusht 2022 në Shani Efendi, Prizren. Çdo ditë, njerëzit arrijnë të mbijetojnë duke iu përgjigjur një sfide me një rebelim. Sepse njëra nga mënyrat për të mbijetuar është të rebelohesh.

Disa nga këto sfida lindën si rezultat i përdorimit të vrazhdë të natyrës nga njerëzit dhe konsumit pa kontrollë të burimeve. Reagimi i natyrës ndaj kësaj u shfaq me krizat klimatike dhe ekologjike. 

Një sfidë tjetër erdhi nga të fuqishmit, të cilët hodhën themelet për shfrytëzimin e natyrës duke e mbështetur këtë shfrytëzim me politika ekonomike. Prandaj, njerëzimi, nga njëra anë, duhet të zhvillojë një praktikë rezistence për të kapërcyer krizat që lindin si pasojë e rendit të prishur të natyrës dhe nga ana tjetër, duhet mbijetuar dominimit të të fuqishmëve. Përndryshe, si natyra ashtu edhe kultura shkatërrohen ose do të pësojnë një shkatërrim të pakthyeshëm.

Ares Shporta, Levon Bağış, Jeton Jagxhiu dhe Sevil Baştürk ndanë përvojat e tyre në panelin “Rebelim i përditshëm” moderuar nga Defne Koryürek. Paneli u fokusua në mënyrën e të zhvilluarit të praktikave të mbijetesës ndaj përballimit të krizave klimatike si dhe ndaj përballjes së çdo sfide. Sepse lufta jonë kundër sfidave me të cilat përballemi na mëson edhe mbijetesën.

Foto: Elmedina Arapi/DokuFest

Ares Shporta foli për luftën e të shpëtuarit të kinemasë Lumbardhi nga shkatërrimi, e cila është në kujtesën kolektive, si dhe tregon për mënyrën e të mbijetuarit. Sevil Baştürk me shembullin e Gezi’t tregoi se si reaguan njerëzit e thjeshtë ndaj ndërhyrjes në një hapësirë ​​publike që i përket të gjithëve. Jeton Jagxhiu deklaroi se identiteti lidhet me kulturën ushqimore dhe ushqimin e lidh me gjeografinë dhe kulturën. Levon Bağış preku temën e gastronomisë nga njëra anë, kurse nga ana tjetër preku temën e luftës kundër tërheqjes së gjuhës (armenishte) nga sfera publike.

Paneli u ndal në faktin se lufta kundër ndryshimeve dhe sfidave si pasojë e krizave natyrore dhe ndërhyrjeve politike e sociale nuk është vetëm një luftë, por është edhe mësim se si të mbijetojmë.

© PRIZMA MEDIUM