Ne duam të jetojmë, pa frikë dhe të lira!
Ndryshojnë emrat e përdhunuesve, rasti dhe vendi i krimit, ndërsa dhuna dhe terrorizimi i grave dhe vajzave nga pushteti i dhunshëm i burrave mbetet i njëjtë. Kjo dhunë mbahet nga të gjitha strukturat shtetërore dhe shoqërore në forma të ndryshme, duke filluar nga shtëpia e duke vazhduar në të gjitha institucionet dhe hapësirat publike.