Ne duam të jetojmë, pa frikë dhe të lira!

Ndryshojnë emrat e përdhunuesve, rasti dhe vendi i krimit, ndërsa dhuna dhe terrorizimi i grave dhe vajzave nga pushteti i dhunshëm i burrave mbetet i njëjtë. Kjo dhunë mbahet nga të gjitha strukturat shtetërore dhe shoqërore në forma të ndryshme, duke filluar nga shtëpia e duke vazhduar në të gjitha institucionet dhe hapësirat publike.

Adelina Hasani

Nëse nuk flas, do të tradhtoj veten, sakrificën time dhe sakrificën e të tjerëve

Aktivistja ambientaliste, Shpresa Loshaj, përmes organizatës së saj ‘Pishtarët’, ka bërë ndërgjegjësimin e opinionit të gjerë në Kosovë dhe jashtë saj për dëmet mjedisore të bëra nga investitorët privatë. Përmes fushatës së saj avokuese për mbrojtjen e lumit në grykën e Deçanit kundër hidrocentraleve dhe shkatërrimet në Zallin e Rupës, ajo u është drejtuar politikanëve kosovarë, ambasadave dhe organizatave që merren me çështje të mjedisit, për të treguar për krimet mjedisore që po ndodhin atje. Sot, aktivistja Shpresa Loshaj është frymëzim për shumë aktivistë se si duhet të mbrohet natyra dhe hapësirat e përbashkëta.

Thirrja e grave për mbrojtjen e mjedisit: “Duam të jetojmë”

Aktivizimi i grave për mbrojtjen e mjedisit në të gjitha vendet e rajonit dhe botës ka ndikuar në hapjen e një diskutimi të ri rreth rolit të gruas në çështjet mjedisore. Protestat e grave për mbrotjen e mjedisit, veçanërisht në zonat rurale, po dëshmojnë lidhjen e ngushtë midis shkatërrimit të mejdisit dhe shtypjes sistematike të grave.

Beteja për shpalljen e lumit Vjosa “Park Kombëtar”

Keqpërdorimi i burimeve të shumta natyrore në Shqipëri që janë esenciale për jetën e banorëve, ka shkaktuar mobilizimin dhe aktivizimin e qytetarëve për mbrojtjen e tyre - në forma të ndryshme - duke nxitur një aktivizëm mjedisor. Mbrojtja e lumit Vjosa është një nga shembujt e veçantë që tregon se si aktivimi i qytetarëve për mbrotjen e mjedisit ka bërë që kauza për mbrojtjen e lumit Vjosa të ngritet në nivelin ndërkombëtar.

E drejta për qytet nga perspektiva gjinore

Edhe pse parimi i barazisë dhe drejtësisë në qytet është esenciale në mënyrën se si funksionon qyteti, barazia gjinore dhe qasja e grave në hapësira publike, del të jetë një nga problemet kryesore. Ndonëse gratë dhe vajzat janë një nga grupet më të diskriminuara në qytet; asnjëherë deri më tani nuk është arritur që problemet kryesore me të cilat përballen gratë në qytet të diskutohet në nivelin politik.

Adelina Hasani

E ardhmja e ndotjes së mjedisit është ende e mjegullt

Kosova përballet me një sërë problemesh mjedisore, të cilat vijnë̈ si pasojë e shfrytëzimit të pakontrolluar të burimeve natyrore, pranisë̈ së aktiviteteve ekonomike me ndikime të mëdha negative në mjedis, si energjia elektrike, bujqësia, industria etj. Shtetet e Ballkanit në përgjithësi, janë ndër vendet që gjenden në listën e qyteteve më të ndotura në Evropë dhe në botë. Qytetarët e shteteve të Ballkanit zakonisht thithin me frymëmarrje më shumë grimca toksike sesa fqinjët e tyre në Evropën Perëndimore. Për më tepër, rajoni i Ballkanit është shtëpi e 7 nga 10 termocentraleve më ndotëse me qymyr në Evropë. Ndonëse janë marr iniciativa të shumta nga qytetarët e të gjitha shteteve të rajonit për të kundërshtuar ndotjen e mjedisit, ende nuk është ndërmarrë̈ ndonjë politikë serioze nga qeveritë në fjalë për parandalimin e ndotjes së mjedisit. Përkundrazi, në Kosovë dhe në shtetet e rajonit, janë ndërmarrë shumë pak politika për reduktimin e ndotjes së ajrit dhe përdorimit të karburanteve të ngurta, zvogëlimit të konsumimit të qymyrit apo largimi nga termocentralet e qymyrit.

Rangimi i Kosovës në luftën kundër korrupsionit

Publikimi i Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 nga Transparency International bëri të ditur përparimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit, ku u vlerësua me 39 pikë. Në vitin 2020 dhe 2019 Kosova ishte vlerësuar me 36 pikë, ndërsa në vitin 2018 me 37 pikë. Kështu, për tre vite me radhë Kosova kishe stagnim në luftën kundër korrupsionit.