A është kjo jetë aq e largët sa një ëndërr për gratë?
“Ju u zgjuat në një ditë me diell, u përgatitët shpejt dhe ecët në stacionin e autobusit 400 metra larg shtëpisë suaj, fillimisht e dërguat fëmijën tuaj në kopshtin e lagjes suaj. Drekën e keni ngrënë në parkun e madh afër zyrës, nën pemë, në heshtje, pa iu shqetësuar njeri. Koncerti i mrekullueshëm në të cilin shkuat pas punës përfundoi në mesnatë. Autobusi që morët në kthim ju la në vendin që dëshironi, përveç ndalesave që kishte në stacione. Teksa ecje nëpër rrugët me drita drejt shtëpisë suaj, kishit parasysh mbledhjen e së nesermës të Këshillit të Grave të rrethit tuaj me zyrtarët komunal.”