E drejta për përdorimin e gjuhës amëtare është një e drejt themelore e të drejtave të njeriut. Gjuha e përcakton identitetin e një kombi. Gjuha  është esenciale dhe jetike për një komuniteti, e me një far forme edhe “kusht” që të kesh identitet origjinal. 

Unë ndihem me fat më së pari që në gjirin tim familjar e përdorim në mënyrë tradicionale gjuhën rome si gjuhë amëtare të cilën e kemi ruajtur me fanatizëm. Por, jo secila familje e secili romë e ka bërë të njëjtën gjë. Ndërgjegjësimi identitar fatkeqësisht tek ne romët nuk  është edhe në nivelin e kërkuar. Prandaj, për romët që nuk njohin historinë e tyre e gjuhën e tyre, e kanë një mundësi të artë, përmes mësimit plotësues të gjuhës rome që të mësojnë për vete. Pa njohur veten nuk mund të njohësh as dikë tjetër. 

Romët janë pakicë me kushte të rënda socio-ekonomike dhe ndër komunitetit më të margjinalizuara, rrjedhimisht edhe më të rrezikuara për harresë të gjuhës së tyre e një lloj asimilim tranzicional. Mësimi i gjuhës rome është vetëm njëri ndër mburojat për të parandaluar këtë. 

Mësimi fakultativ i gjuhës rome po mbahet në katër shkolla në komunën e Prizrenit dhe janë 100 nxënës të cilat e marrin pjësë intersim të duhur nga vet romët mirëpo në të ardhmën synimi ynë është që të dyfishohet numri. E komunitetet jo romë ku janë? 

Pse nuk ka interesim edhe nga komunitete tjera të mësojnë një gjuhë e të cilën e dëgjojnë shumë herë e cila e shikojnë  romët dhe dhe injorojnë me shikime duke mos ditur asgjë për kulturën dhe historin që e  kanë. Pse nuk po mësojnë diçka të re për këtë popull të cilët janë bashkatdhetarë me ata, por vetëm kanë disa dezinformata të cilat janë trashëguar dhe do të trashëgojnë.

Romët në të gjithë botën me shekuj të tërë janë në luftë me vetëveten për të ndaluar asimilimin dhe të mos shëndrrohen në një etnicitet tjetër sespe ata janë inkuadruar në një shoqëri e cila gjithmonë e përulë mendimin e popujve tjerë. Romët janë duke harruar gjuhën duke përdorur gjuhët tjera.

Unë si mësimdhënësja e gjuhës rome sfidën më të madhe e kam pasur  kur nuk e kam mundur të njoftoj romët me vetveten. Ata janë përballur aq shumë me diskriminimin, sa që kanë veshur po atë këmishë me pulla të shtrembëra, me pak fjalë, e kanë përbrendësuar diskriminimin si pjesë e jetës së tyre.

Si mësimdhënëse e gjuhës rome jam munduar të zhveshi atë  këmishë dhe me mbyll përsëri pullat në mënyrën të drejt ku ata në të ardhmen me kokën lart me përfaqësu kombin të cilët i takojnë.

Jam munduar që të përmbledhi sa më shumë literaturë të gjuhës rome e cila tregon më shumë për Romët, kulturën, traditën por edhe historinë, kështu që përveç klasat, nxënësit romë të kenë hapësirë edhe në një bibliotekë për të hulumtuar më shumë për përkatsinë të cilës i takojnë. Eshtë intersant të kesh një vend ku je e  hapur dhe të përforcosh Romizimin të cilin e ke brenda mbyllur ndaj tjerëve, të jesh deri në pikën e fundit romë dhe të mburësh më atë që është synimi kryesor i lëndës të gjuhës rome. 

Bilioteka  rome  është  e hapur edhe për të gjithë lexuesit të cilët kanë dëshirë të hulumtojnë për një popull që nuk kanë informata të sakta, të cilat i kanë çdo ditë përpara syve por që injorojnë me shikime. Dhe libri ja përforcon empatinë ndaj tjerëve me këtë kur lexon librat dhe historinë rome atëherë mundeni me udhëtu dhe përjetu të gjitha vështërsitë të cilat kanë jetuar dromët dhe çfarë lufte kanë bërë romët për ta  mbrojtë identitetin, kulturën dhe gjuhën  dhe do të zhduken edhe diskriminimet dhe mendimet të cilat janë të gabuara.

Romët janë akoma në një luftë aktive për mbrojtje identitare, e aseti më i rrezikuar është gjuha. Armët të cilat përdoren në këtë luftë janë shkrimet ku në çdo dokument/ libër mund t’i dallojnë edhe plagët që kanë marrë ndaj betejës.

Metafora ime për mësimin e gjuhës rome është: Mësimi i gjuhës rome është një top zjarrët e i djegur e i përvluar me historinë e origjinës së romëve ndër vite, i mbështjellur me petkun e vuajtjes ndër shekullore, i lyer me zift/kezzap ngjyra ylberi e ngjyra lule të cilën personalitetet që kanë kontribuar në kultivimin dhe mbrojtjen e romizmit e kanë vendosur në katapultën që ka fuqi mbinatyrore e përpunuar nga instrumentet e drunjta të përpunuara nga trungjet e vjetëra të mbledhura në fushat e Indisë e (kanaugjit) e që kur të hidhen me fuqinë e valltarëve flamengian që vallëzojnë mbi qerrën/qerga e kuajt që shkëlqejnë, e shkatërrojnë të gjitha muret e diskriminimit, racizmit e antiromizimit që nga gjithësia vërehet që është mur ma i madh e i trashë se sa muri kinez.

✎ Urma Menekshe

© PRIZMA MEDIUM

Ky shkrim përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.”