Forcimi i dialogut kulturor si pjesë e procesit të pajtimit
Ambasada e Suedisë në Prishtinë ka mbështetur bujarisht trashëgiminë kulturore dhe jetën kulturore në Kosovë, si një nga elementet më thelbësorë që ka ndihmuar në zhvillimin e lidhjeve alternative ndërmjet komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë, veçanërisht në Prizren. Për më tepër, meqenëse aktivizmi kulturor në Prizren është një nga themelet e pjesëmarrjes në jetën publike dhe shoqërore dhe të transformimit të qytetit, ai gjithashtu qëndron si një temë premtuese për të mbledhur aktorë dhe palë të ndryshme të interesit për të diskutuar për të mirën e përbashkët. Meqenëse atomizimi i shoqërisë gjeneron ndarje të mëdha midis grupeve të ndryshme, fokusimi në vlerat e përbashkëta, siç është trashëgimia kulturore, nga një horizont më i gjerë mund të shërbejë si një sferë e bashkimit dhe zhvillimit të komuniteteve.