Foto: Suer Celina

Ndonëse arkitektëve të sotëm nuk u takon shumë të bëjnë ndërhyrje arkitekturore në pjesët e qytetit ku drejtësia është më e nevojshme, kjo ndërhyrje është bërë e mundur me metodën e kërkimit të hapësirës në kuptimin ideor, dhe me filozofinë e asaj se, “Arkitektura është patologji e qytetit modern”, kjo situatë i dha shumë arkitektëve një fushë kërkimore sociale dhe nxiti realizimin e këtij studimi.

Ndërkohë që problemet sociale si pushteti, konfliktet e qirasë dhe konfliktet sociale mund të trajtohen në shkallë të gjerë në qytetet e mëdha, kjo situatë mund të shkojë edhe në shkallën e grindjeve nëpër lagje, në qytetet e vogla.

Ndërsa koncepti i drejtësisë ndryshon dimensionet në dallimet gjeografike dhe hapësinore, e shoh të dobishme të kujtoj se ne kemi kaluar nëpër periudha të errëta në procesin historik kur romakët e bënë të drejtë skllavërinë. 

Sot, ndërsa termat e saktë, e gabuar dhe e drejtë ndryshojnë nga personi në person si çështje sociale në jetën e përditshme, është e qartë se këto koncepte nuk mund të gjejnë asnjë përgjigje në ekonominë e sistemit kapitalist. 

Prandaj, arritja e drejtësisë së përjetshme në qytet mund të konsiderohet si një utopi e qytetit.

Faktorët mjedisorë si ajri i pastër dhe uji i pijshëm, të cilët janë shumë të lehtë për t’u arritur në gjeografinë tonë, duhet të shqyrtohen në detaje. Duhet të prodhohen zgjidhje alternative për pamjaftueshmërinë e shërbimeve të ofruara në fushat bazë të shoqërisë si sistemi shëndetësor dhe sistemi arsimor, të rishikohen këto probleme dhe të ndërmerren hapa në sistemin e drejtësisë për futjen e kafshëve si banorë të qytetit në sistem. 

Duke marrë parasysh vende të ndryshme në mbarë botën, mund të vërehen dallime të mëdha midis vendeve brenda fushës së drejtësisë urbane. Megjithatë, epoka teknologjike në të cilën jetojmë sot çon në ndryshime me rritje “orteku” në shpërndarjen e të ardhurave, pavarësisht nga vendi. Ndërsa sigurimi i drejtësisë së qytetit është detyrë e të gjithë popullsisë së qytetit, detyra më e rëndësishme i takon qeverisjes shtetërore, e cila mund të ndikojë drejtpërdrejt në këtë drejtësi. 

Kuptimi rregullator shtetëror do të sigurojë mirëqenien e shoqërisë, kontrollin e shpërndarjes së të ardhurave në sistemin kapitalist, cilësinë e mjedisit, të drejtat e njerëzve apo kafshëve në përdorimin e tokës, të sigurojë të drejta të barabarta për qytetarët me aftësi të kufizuara, fëmijët, kafshët, domethënë të gjithë banorët e qytetit, në sistemin e transportit dhe rendin e qytetit.

Ashtu si qytetarët e tjerë të thjeshtë, edhe qytetarët tanë me aftësi të kufizuara duhet të jenë në gjendje të arrijnë në vendet e tyre të punës me transport publik ose vetë, të paguajnë vetë faturat dhe të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme artistike dhe kulturore. 

Gjatë projektimit të qyteteve, derisa nevojat e personave me aftësi të kufizuara, fëmijëve dhe kafshëve janë injoruar për një kohë të gjatë, shihet se mjeteve motorike u jepet përparësi ndaj gjallesave në qytete. 

Trotuaret tona, të cilat janë plot me mjete motorike dhe jo me njerëz, në vend se t’u japin vend njerëzve, në mënyrë indirekte ose direkte ofrohen si vende parkimi për makineritë. Padyshim që kafshët tona janë banorët tanë të tjerë, të cilët injorohen gjatë projektimit të qytetit. 

Natyra në zhdukje, rendi i natyrës që u injorua për të ndërtuar një ndërtesë me një numër të konsiderueshëm katesh dhe shembja e sistemit jetësor të gjallesave të tjera që jetojnë në ato zona, shtrydhja e kafshëve endacake mes strukturave të betonit dhe mos merakosja për këtë situatë pothuajse përfaqëson një distopi urbane. 

“Nëse projektoni një rrugë që merr parasysh fëmijët, ju projektoni një rrugë që është e përshtatshme për të gjithë. Projektimi i rrugëve për fëmijë tregon se si rrugët mund të jenë pioniere përmes dizajnit për të përmirësuar cilësinë e jetës për njerëzit në mbarë botën.”

Janette Sadik-Khan, Presidente e GDCI 

Drejtësia e qytetit, e cila ka prioritet individin e shëndoshë nga i cili përfiton ekonomikisht, duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për të ofruar të drejta të barabarta për të gjithë përdoruesit e qytetit dhe të synojë të arrijë zgjidhje në këtë periudhë. 

Ndërsa qyteti egoist dhe i orientuar nga njerëzit është krijuar vetëm për qytetarë të shëndetshëm dhe të pasur, kjo situatë e tërheq drejtësinë e qytetit në një cikël ku nuk mund t’i zgjidhë problemet e veta as në shkallën e vet. 

Një tjetër nga mënyrat më praktike për të arritur drejtësinë në qytet duhet të jetë mbrojtja dhe vënia në praktikë e sistemit të “Qytetit të Qëndrueshëm”. 

Qyteti i qëndrueshëm mund të vihet në praktikë si një metodë për arritjen e drejtpërdrejtë të drejtësisë në qytet duke maksimizuar përdorimin e burimeve natyrore dhe duke marrë përsipër përgjegjësitë e zhvillimit social dhe ekonomik. 

Na shtrohet bujarisht fakti që nevojitet një ndryshim konkret në qytetet tona të pashëndetshme dhe krejtësisht të pasigurta për banorët e tyre.

Burimi;
David Harvey, “Sosyal Adalet, Postmodernizm ve Şehir”
Ayten Alkan, Bülent Duru, “20. Yüzyıl Kenti”
Global Designing Cities Initiative, “Çocuklar için Sokaklar Tasarlamak”
Özüm Itez, “Adalet Için Mekan Cözümlenmesi”

Sebil Şpat Brahloka

Sebil Şpat Brahloka ka lindur në vitin 1990 në Prizren. Ajo përfundoi arsimimin e saj universitar në Universitetin Hacettepe, Departamenti i Arkitekturës së Brendshme dhe Dizajnit Mjedisor. Gjatë shkollimit të saj universitar, ajo pati përvojë arsimimi në Gjermani për një kohë, në Coburg Hochschule, dhe veprat e saj arkitekturore gjatë studimeve u ekspozuan në Frankfurt dhe Koburg. Pasi përfundoi studimet master në Universitetin Hacettepe, Departamenti i Arkitekturës, Sebil gjatë kësaj periudhe punoi si arkitekte e brendshme në një kompani private. Pas kthimit në Kosovë në vitin 2017, ajo filloi karrierën akademike si ligjëruese në Universitetin e Biznesit dhe Teknologjisë.
Përveç karrierës së saj aktive akademike, ajo ofron shërbime të dizajnit të brendshëm në kompaninë e saj.
Sebil është gjithashtu një aktiviste për shoqatën e mbrojtjes së mjedisit Green Act dhe anëtare e Odës së Arkitektëve.
© PRIZMA MEDIUM

Ky shkrim përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.”