Arsimimi Turk në Fakultetin e Edukimit, Orientime, Reflektime
Fakulteti i Edukimit është një nga fakultetet më të njohura si të Universitetit tonë ashtu edhe të vendit tonë. Në Prizren është themeluar Fakulteti i Edukimit si njësi apo degë e Universitetit të Prishtinës. Po ashtu Fakulteti i Edukimit ka veçorinë e të qenit si një nga fakultetet me themelet më të vjetra. Fillimisht u themelua si Shkollë e Lartë Pedagogjike në vitin 1963-1964 për përgatitjen e mësuesve, natyrisht gjuha e mësimit ishte në të tri gjuhët dhe vazhdoi me programe të veçanta arsimore, pastaj në vitin 2010 u themelua Universiteti “Ukshin Hoti” i Prizrenit si universiteti i dytë shtetëror i Kosovës dhe kur u mor vendimi i themelimit të këtij Universiteti u hap edhe fakulteti ynë. Sot në këtë universitet ka gjashtë fakultete. Janë fakultete të ndryshme që japin mësim në gjuhën shqipe.