Foto: Fatih Kovaç

Soner le të fillojmë me hapin tuaj të parë, drejt fushës së bletarisë

Tre vite më parë, Tika pati një takim. Kam marrë pjesë aty. Menjëherë pas prezantimit tim, mora një ofertë pune. Në fillim nuk i dija detajet, por pasi isha pa punë e pranova këtë ofertë. Asistenti i projektit të bletarisë erdhi pas 5 dite dhe e prezantoi projektin. Kështu, mësova detajet e punës sime se në këtë projekt do të jem si prezantues i bletarisë dhe mjek i veterinarisë. Një muaj më vonë shkuam në Podujevë me ekspertin e bletarisë.  Komikja ishte se unë kisha fobi nga bletët. Kisha frikë dhe gjithmonë ikja kur shihja ndonjë bletë.

Në këtë proces të projektit filluam t’i takonim bletarët e këtij rajoni. Aty e pashë se bletaria lidhej me profesionin tim dhe që njerëzit në fakt e bëjnë këtë punë pa pasur shumë njohuri për të. Nga ana tjetër, gjatë këtij procesi ndjeva se bletaria mund të ishte një hobi i ri për mua. Qëndroja në të njëjtën shtëpi me ekspertin e bletarisë dhe fillova të mësoja duke i blerë pesë koshere në Podujevë. Para se ta filloja punën, eksperti i bletarisë më mësonte çdo ditë gjëra të reja. Ai vit vazhdoi në këtë mënyrë. Vitin tjetër, unë shumova kosheret e mia. Në këtë proces, vazhdova të shkoja në Podujevë. Por meqenëse projekti kishte përfunduar, këtë herë shkoja vetëm për kontrolle si ekspert i kësaj fushe. Tani jam në vitin e tretë dhe kam mbi gjashtëdhjetë koshere.

Si vendosët ta bëni kultivimin e koshereve të bletëve tuaja?

Mund të them se është avantazh, shtëpia e familjes sime në Nashec. Një pjesë të bletëve të mija fillova t’i shikoja atje. Më duhej më shumë hapësirë për ta rritur prodhimin e mjaltit dhe në përputhje me rrethanat numrin e koshereve. Mora me qira një tokë afër shtëpisë sime në fshat dhe i zhvendosa kosheret e mija atje. Tani jam në fazën e krijimit të një kompanie. Për kompaninë time kam përgatitur etiketë, dizajne dhe media sociale. Vitin e ardhshëm kam në plan ta rris pak më shumë numrin e koshereve dhe të filloj prodhimin masiv.

Foto: Soner Kovaç

Çfarë problemesh ka në fushën e bletarisë në vendin tonë?

Kam qenë dëshmitar që ka shumë bletarë të vjetër në vendin tonë. Këta bletërritës po punojnë me teknika 40- vjeçare. Normalisht, në vend që të marrin 20 kg mjaltë nga një zgjua, ata marrin 10 kg mjaltë dhe ngopen me të. Në projektin që ua përmenda, ne dhamë koshere, duke u përpjekur ta zhvillonim këtë metodë. Ne donim t’u mësonim përvoja dhe teknika të reja. Por është e vështirë ta korrigjosh atë që mësohet gabim. Ekziston kjo e vërtetë. Bilanci ofertë – kërkesë është po ashtu shumë i qartë. Këtë mund ta them për gjithë Prizrenin. Nuk mendoj se mund të plotësohet më shumë se 30 për qind e kërkesave. Pas muajit tetor nuk gjendet mjaltë tek asnjë bletërritës dhe kjo vazhdon kështu deri në qershor. Ka shumë bletarë, por nuk mund të prodhohet aq mjaltë për t’i plotësuar kërkesat. Një vështirësi tjetër në biznesin e mjaltit është se për ta blerë mjaltin, konsumatorët duhet të kenë besim tek prodhuesi. Por ekzistojnë shumë gabime që mendohet se janë të vërteta. Konsumatorët mendojnë se e njohin mjaltin me informacionet që shohin në mediet sociale ose në gazetat për klikime. Por është e vështirë ta kuptosh cilësinë e mjaltit me informacionet që i lexojmë. Sepse kjo është subjektive. Mundësia e shitjes së mjaltit cilësor është shumë e ulët, për të mos thënë fare.

Si ndikon ngrohja globale?

Këtë vit u ndeshëm në një situatë të papritur në të gjithë vendin. Për shembull, në Nashec, ku ndodhen kosheret e mia, akacia duhej të lulëzonte nga data 1-5 maj, por kjo u vonua. Periudha e lulëzimit në të gjithë vendin u vonua dy ose tre javë. Kjo gjendje e vonoi sezonën. Stina e mjaltës kishte ardhur dhe kosheret duhet të ishin gati. Kur sezoni u vonua, disa nga bimët nuk lulëzuan në nivelin e dëshiruar në rajone të caktuara. Me një nga bletarët me të cilin jam në kontakt ka 150 koshere, por nuk ka mundur të marrë asnjë kilogram mjaltë.

Foto: Soner Kovaç

E përmendët më parë, por dua t’i kthehem sërish kësaj teme. Cilat janë të vërtetat e ditura gabim?

Konsumatorët po bëjnë eksperimente të ndryshme për ta kuptuar cilësinë e mjaltit. Por këto eksperimente mbesin subjektive. Fakti që një bletërritës i shton mjaltit një sasi të caktuar aditivësh nuk i ndryshon rezultatet e këtyre eksperimenteve. Vetëm 60 për qind mund të jetë mjaltë cilësor ose kjo përqindje mund të ndryshohet. Pasi nuk është e mundur ta masim këtë, ajo që bëhet mbetet subjektive. Për shembull mund ta shikojmë një video në Youtube dhe mos ta kuptojmë. Një lloj i mjaltit mund të krijojë djegie në fyt, tjetri jo, por këto janë karakteristikat e llojeve të mjaltit. Mjalti me nuancë të lehtë shkakton djegie më pak, kurse mjalti më i errët, si mjalti i gështenjës, shkakton më shumë djegie. Në këtë kuptim, mbetet vetëm një mundësi, dhe ajo është analizimi i mjaltit në laborator. Në fakt, në vendin tonë nuk kam gjetur asnjë vend për ta bërë këtë analizë. Mjaltin që e kam kultivuar vetë, e kam dërguar për analizë në Austri. Atje  mund t’i mësojmë vlerat e mjaltit.  Mjalti i pishës është mjaltë sekretues, kështu që ky mjaltë nuk kristalizohet, domethënë në gjuhën e zakonshme nuk ëmbëlsohet. Mjalti normal i luleve kristalizohet për shkak të lidhjeve kimike në strukturën e tij. Kristalizimi i një mjalti është ngjarja më e zakonshme që mund të shihet. Është si procesi i frymëmarrjes që është i zakonshëm për ne.

Për shembull, Gjermania Veriore preferon të përdorë mjaltë të kristalizuar. Arsyeja është se mjalti konsumohet më lehtë. Në vendin tonë, kur mjalti fillon të kristalizohet, shumica mendojnë se përdoret sheqeri në mjaltë. Jetojmë në një vend të vogël dhe kur dikush blen mjaltë, ai/ajo ia shpjegon situatën ndryshe fqinjëve ose të afërmit në rast se mjalti kristalizohet. Informacionet shpërndahen vesh pas veshi.  Prandaj, përhapja e informacioneve të rreme është një situatë shumë e vështirë për bletarët.

Foto: Soner Kovaç

Cilat janë pengesat për zhvillimin e bletarisë?

Mbështetja e shtetit është shumë e ulët. Bletarëve njëherë në 2 apo 3 vite u ipen makina për nxjerrjen e mjaltit, të cilat realisht nuk u nevojiten aq shumë. Në më shumë se 30 koshere bletësh, në kokë të kosheres kemi të ardhura diku rreth 15 euro.

Kjo mund të jetë e mjaftueshme, por ka disa sëmundje alarmuese. Më parë, nëse një bletë  shfaqte një sëmundje të tillë si sëmundja e pestës amerikane, duhet t’i shkatërroje të gjitha kosheret, pavarësisht sa koshere kishe. Për të gjitha këto, shteti paguante një tarifë të caktuar për koshere. Kjo sëmundje dobëson bletën dhe mund të përhapet te të gjitha bletët e tjera. Për këtë arsye është një sëmundje alarmuese. Tani shteti ka bërë kufizime parash. Nëse një bletë është e sëmurë dhe ende gjallë, vetëm ajo bletë shkatërrohet. Shteti po e paguan vetëm këtë. Shteti për t’i kursyer paratë, po ndërpret luftën kundër një sëmundjeje alarmuese. Kështu bletari humb vullnetin dhe e zvogëlon numrin e koshereve. Pas shkatërrimit duhet gjithmonë një investim i ri. Mendoj se vetëm në këtë mënyrë mund t’i humb entuziazmi një fermeri.

Intervistë: Suer Celina

© PRIZMA MEDIUM