Variantet e virusit Covid-19 dhe vaksinat
Nga Şeyma Celina Suroy
Çka është varianti?
Edhe pse termat ‘’mutacion viral’’, ‘’variant’’ dhe ‘’lloj’’ shpesh përdoren në mënyrë të ndërsjellë, ato në fakt kanë kuptime të ndryshme. Për t’u përhapur, një virus duhet të infektojë një bartës, të jetë në gjendje të riprodhohet brenda atij bartësi dhe i duhet të prodhojë sa më shumë kopje të vetes. Kur një virus replikohet, ai nuk arrin gjithmonë të bëjë një kopje të saktë të vetvetes. Prandaj, me kalimin e kohës fillon të ndryshojë pak, për sa i përket përbërjes gjenetike. Gjatë këtij procesi, çdo ndryshim në formacionin gjenetik të virusit njihet si mutacion dhe viruset me mutacione të reja quhen variante. Variantet mund të dallohen me një ose më shumë mutacione. Kur një variant i ri, për shkak të mutacioneve, ka veti funksionale të ndryshme nga virusi origjinal dhe formon një popullatë, nganjëherë i referohet si një lloj (tip) i ri i virusit. Me pak fjalë, të gjitha tipet janë variante, por jo të gjitha variantet janë tipe.
A janë variantet më të rrezikshëm se virusi origjinal?
Të gjithë viruset pësojnë mutacion dhe evoluojnë. Shumica e mutacioneve janë të padëmshme dhe nuk ndikojnë në karakteristikat e virusit. Megjithatë, disa mutacione i japin virusit një avantazh selektiv, duke rritur probabilitetin dhe aftësinë për të infektuar një person tjetër.
Mutacionet që kanë një avantazh selektiv mund të jenë ato që rezultojnë në përhapjen më të madhe virale (për shembull, lëshimi i grimcave virale në mjedis kur flasim, kollitemi ose teshtijmë) ose që lejojnë virusin të shmang përgjigjet imune të trupit.
Pasojat e mundshme të varianteve të reja përfshijnë:
A ndikojnë variantet në trajtime aktuale dhe vaksina?
Variantet në përgjithësi kanë potencialin për t’i bërë trajtimet ekzistuese dhe vaksinat më pak efektive. Për shembull, virusi i gripit që shkakton gripin është një virus që ndryshon shpesh. Për shembull, virusi Influenza, i cili shkakton gripin është një virus që pëson mutacione shumë shpesh. Në çdo sezon gripi, haset në qarkullimin e disa varianteve të ndryshme të Influenza-s, gjë që kërkon përditësimin e vaksinave ekzistuese të gripit për të qenë efektive kundër varianteve të reja. Përveç kësaj, disa mutacione mund të zvogëlojnë ndjeshmërinë dhe cenueshmërinë e virusit ndaj antitrupave njerëzorë që janë pjesë e përgjigjes imune, duke e bërë kështu një vaksinë ose trajtim ekzistues më pak efektiv.
A duhet të shqetësohemi për variantet e Covid-19?
Që kur u identifikua për herë të parë në Wuhan, virusi që shkakton Covid-19 (SARS-CoV-2) ka evoluar duke pësuar shumë mutacione.
Variantet klasifikohen në bazë të aftësisë së tyre për të infektuar, sa të rënda janë simptomat e tyre dhe mënyra se si trajtohen. Disa variante përhapen më lehtë dhe më shpejt se variantet e tjera, duke çuar në shtimin e rasteve me Covid-19. Rritja e numrit të rasteve e rëndon më shumë sistemin shëndetësor, duke rezultuar kështu në më shumë hospitalizime dhe potencialisht në më shumë vdekje.
Ekzistojnë katër variante në të cilat virusi origjinal SARS-CoV-2 pësoi mutacion dhe evoluoi:
Ai përmban shumë mutacione, shumica prej të cilëve janë në proteinën ‘spike’ (proteina që virusi përdor për të hyrë në qelizat e trupit tonë). Ky variant njihet me rritjen e gjasave të transmetimit të virusit.
Ka të njëjtat mutacione si varianti alfa (transmetim i rritur). Gjithashtu përmban dy mutacione të tjera që e vështirësojnë lidhjen e antitrupave dhe shkatërrimin e tij.
Ai përmban mutacione të ngjashme me variantin B.1.351.
Varianti Delta përhapet shumë më shpejt dhe më lehtë se variantet e tjera dhe shkakton raste më serioze dhe më të rënda se variantet e tjera. Edhe me variantin Delta ndodhin infeksionet vetëm në një pjesë të vogël të personave të vaksinuar plotësisht. Megjithatë, studimet kanë treguar se edhe njerëzit e infektuar me variantin Delta dhe të vaksinuar plotësisht mund ta përhapin virusin te njerëzit e tjerë, sikur të ishin të pa vaksinuar.
Deri më tani, më shumë se 2000 mutacione kanë ndodhur në SARS-CoV-2. Vetëm në SARS-CoV-2, të variantit Delta, shihen qindra mutacione. Kjo tregon se edhe kur themi variant Delta, në fakt flasim për qindra lloje të ndryshme. Pra, do të ketë gjithmonë variante të reja, sepse kështu funksionon virologjia dhe evolucioni.
A mund ta parandalojmë shfaqjen e varianteve?
Sa më shumë që qarkullon virusi, aq më e madhe është mundësia që virusi të replikohet dhe të ndryshojë, duke prodhuar variante të reja potencialisht alarmante.
Shtypja e përhapjes së virusit do ta zvogëlojë numrin e varianteve të reja që shfaqen dhe gjithashtu do ta mbrojë popullsinë nga përhapja e varianteve ekzistuese të një virusi. Ajo që duhet bërë për të reduktuar përhapjen është ndjekja e ndërhyrjeve në shëndetin publik si distancimi social, maskat, rritja e kapacitetit për të monitoruar dhe renditur ndryshimet e rëndësishme që do të ndodhin në virus në nivel global, t’i jepet rëndësi shpërndarjes së drejtë të vaksinave dhe trajtimeve.
Nëse njerëzit nuk kanë qasje në vaksina dhe trajtime, virusi do të vazhdojë të mbetet aktiv dhe të përhapet, padyshim duke rritur rrezikun e shfaqjes së varianteve të reja që shmangin trajtimet dhe vaksinat ekzistuese.
Varianti Delta
Asnjë nga modelet epidemiologjike të bëra në fillimin e epidemisë globale nuk parashikoi normalizim para vitit 2021. Studimet modele kishin parashikime që COVID-19 do të ishte një sëmundje e përhershme e frymëmarrjes për shkak të mungesës së vaksinës dhe trajtimeve në atë kohë.
Evolucioni i ngadaltë i virusit dhe zhvillimi i shpejtë i vaksinave falë teknologjisë mRNA gjatë gjithë vitit 2020 krijoi shpresë se epidemia globale do të përfundonte në një moment. Por, mungesa e luftës adekuate kundër epidemisë bëri që epidemia të përparojë dita-ditës dhe të shndërrohet në një sëmundje të përhershme dhe fatale të frymëmarrjes.
Sipas ekspertëve nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), varianti Delta i koronavirusit shkakton sëmundje më të rëndë dhe ngarkesë virale 10 herë më të lartë në krahasim me variantet e tjera. Përveç kësaj, ndërsa rrit rrezikun e hospitalizimit dhe të vdekjes, ai gjithashtu rrit rrezikun për të marrë ndihmë me oksigjen.
Në krahasim me viruset tjera (MERS, SARS, Ebola, ftohja, gripi, gripi spanjoll i vitit 1918 dhe lija) varianti delta përhapet më së shpejti. Derisa numri bazë i riprodhimit të variantit origjinal është 2.5, numri bazë i riprodhimit të variantit Delta njihet si 5-9. Përhapja e variantit delta vazhdon me një ritëm të jashtëzakonshëm dhe kjo kërkon që ne të pranojmë se lufta kundër epidemisë globale ka ndryshuar drejtim edhe një herë.
A janë vaksinat efektive kundër këtij varianti?
Sado shqetësues është varianti Delta, ka shumë të dhëna që vaksinat funksionojnë. Ne e dimë se shumica e vaksinave, veçanërisht vaksinat mRNA, ofrojnë mbrojtje të konsiderueshme kundër variantit Delta. Sipas një studimi të kompanisë Zoe Covid, efektiviteti i dy dozave të vaksinës Pfizer-BioNTech kundër rasteve të variantit Delta është 88 për qind në muajin e parë, ndërkohë që bie në 74 për qind në 5-6 muaj. Në anën tjetër, një dozë e vetme vaksine siguron rreth 70 për qind mbrojtje kundër virusit origjinal SARS-CoV-2, ndërsa vetëm 33 për qind mbrojtje kundër variantit Delta. Prandaj, është e rëndësishme që të merren të dyja dozat. Ndërsa tek ata që kanë marrë tashmë dy doza të vaksinës AstraZeneca, kjo shkallë efikasiteti bie nga 73 për qind në 60 për qind.
Shqetësimi kryesor me variantin Delta është se ai mund të përhapet shpejt tek njerëzit që janë të pa vaksinuar. Kjo situatë i lejon njerëzit që marrin vaksinën e plotë të ndeshen më shpesh me variantin Delta, duke lejuar që virusi të ndryshojë dhe të evoluojë.
Studimet tregojnë se mbrojtja e ofruar nga dy doza të vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca fillon të zbehet brenda 6 muajsh. Megjithatë, ulja e shkallës së mbrojtjes së vaksinave është një zhvillim i pritshëm. Në të vërtetë, vaksinat ende ofrojnë një nivel të lartë mbrojtjeje kundër virusit, përfshirë edhe variantin Delta.
Edhe pse epidemia po humbet fuqinë e saj dita-ditës, për momentin nuk është e sigurt nëse varianti Delta do të krijojë një valë të re. Ndonëse, konsiderohet gjithashtu se epidemia do të krijojë valë të reja në zonat ku nuk ka vaksinim dhe virusi do të evoluojë për të fituar rezistencë ndaj vaksinave ose për të ulur efektivitetin e vaksinave ekzistuese.
Për këtë arsye duhet të përdorim armën më të fuqishme që kemi kundër epidemisë dhe të vaksinohemi. Ne gjithashtu mund t’i ndjekim metodat për luftimin e epidemisë, duke iu përmbajtur rregullave si mbajtja e maskave dhe kujdesi ndaj distancës sociale, por efekti i tyre është më i dobët kur i krahasojmë me vaksinimin.