Foto: Dua’s Art Studio

Dua, le të fillojmë me atë që ju frymëzon? 

Nuk mund të them diçka konkrete, por nga ato që shoh me kalimin e kohës i kombinojë dhe i ndërthurë në kokën time, duke i realizuar pikturat. Ndonjëherë kur filloj realizimin e ndonjë pikture, ajo mund të variojë në pika krejtësisht të ndryshme. Filloj një pikturë, ndaloj, pastaj kthehem përsëri tek piktura e njëjtë. Në fakt, këtë punë nuk e bëj me stres, por me dashuri. Mendoj se kjo është arsyeja që puna ime vlerësohet.  Për porosi, gjithmonë jam në kontakt me personin që e kërkon, duke u përpjekur të kuptoj se çfarë dëshiron. Pastaj pak a shumë mund ta shoh pikturën në kokën e tij. Kjo po arrihet me kohë, me anë të përvojës.

Artistët dhe veprat që kanë ndikuar tek ti? 

“Lindja e Venusit” e Sandro Botticelli është një vepër që e dua shumë, kur e shikoj atë pikturë më jep një ndenjë tjetër, kurse artistët  janë Frida, Dali, Klimt. Ata janë personalitete që i lexojë dhe më frymëzojnë. Sidomos si një grua, gjithmonë më ka lënë përshtypje historia e jetës së Fridës dhe reflektimi i saj në piktura.  Mund të them se jam ndikuar edhe nga veprat e Faton Kryeziut, Zef Toçit dhe Ethem Bajmakut. 

Në fakt porosia ime e fundit ka ardhur nga një fans i Faton Kryeziut. Më kërkoi t’i shtoja detaje nga Kryeziu në pikturën që kishte porositur, kështu që bëra një pikturë të frymëzuar nga Faton Kryeziu.

Sandro Botticelli: Lindja e Venusit / Uffizi Gallery-Firenze, İtali

 Si e siguroni motivimin? 

Puna e sjell punën. Ekziston diçka e tillë. Sa më shumë që punoj, aq më shumë kam dëshirë të punoj. Punoj gjatë gjithë kohës, përveç kur bëj pushim. Kështu e fitoj motivimin.

Kohët e fundit shohim shpesh punime tuaja murale. Si keni filluar me punimet murale dhe çfarë doni të tregoni?

Unë punoja në komunë dhe kur u hap ‘one stop shop’, po bisedonim me drejtorin për atë vend. Ata ishin në dijeni edhe për punën time të pikturës. Fillova me një ofertë ‘A mund ta bësh ti?’. Në fakt, e pranova ofertën pa u menduar fare, kur pashë murin rreth shtatë metra të gjerë, u shqetësova dhe mendova se si mund ta përballoja këtë, por i besoja vetes dhe ia dola.

Meqenëse në një kohë kisha punuar në kabinet, në Shtëpinë e Bardhë, isha në kontakt edhe me kryetarin e komunës. Duke qenë se e njihnin punën time, kërkonin edhe mendimin tim në çdo punë artistike. Në fakt mund të them se për punën e lejes, isha me fat pasi punoja në komunë. Ju nuk mund të kryeni një punim në mur në çdo kohë me procedurë normale. Sidomos në zona historike. Punimet me ngjyra tërheqin gjithmonë më shumë vëmendje. Përpiqem të bëj prekje shumëngjyrëshe në punimet e mia në mur. Sepse qyteti është aq konkret sa ngjyra e tij është gri, prandaj dua t’i shtoj vitalitetin, rininë. Unë, në të vërtetë nuk kam një temë specifike. Përpiqem të bëj vepra paqësore dhe të lehta për t’u kuptuar nga të gjithë.

Foto: Dua’s Art Studio

Mund të bëni një vlerësim nëse krahasoni periudhën kur keni filluar të pikturoni dhe sot?

Kur fillova të pikturoj, reagimi i familjes sime nuk ishte gjë tjetër, veçse asaj se po bëja diçka të mirë. Kur pikturat e mia filluan të pëlqeheshin dhe të kërkoheshin, fillova të marr porosi. Gjithashtu fitoja para nga pikturat që shisja dhe i investoja sërish në materiale. Kishte një ‘Ars shop’ por ishte shumë i vogël dhe kishte shumë pak materiale. Po ashtu materialet që përdoreshin në pikturë ishin shumë të shtrenjta. Sidomos unë pothuajse nuk përdorë aspak ujë në pikturat e mia. Përpiqem ta theksojë teksturën. Dhe natyrisht, kostoja e materialeve rritet. Me hapjen e qendrave tregtare të reja, ne në ditët e sotme kemi mundësinë të marrim më shumë produkte. Por prapë mund të them se nuk është e mjaftueshme. Nuk mund të krahasohet me Prishtinën. Në pandemi, tregtia në internet është përmirësuar dhe ky është një bekim i madh për mua. Kështu që unë mund të kemi qasje në më shumë materiale pa humbur shumë kohë.

Foto: Dua’s Art Studio

Pra, a janë më të favorshëm të rinjtë që nisin të pikturojnë sot?

Tani edhe familjet janë më të ndërgjegjshme. Prindërit e ditëve të sotme i dërgojnë fëmijët e tyre në art, sport dhe aktivitete të ndryshme. Sigurisht, një nga faktorët më të rëndësishëm këtu është mbajtja e fëmijëve larg telefonave. Nga ana tjetër, është shumë më e lehtë për të arritur materialin. Unë kam 50 studentë tani, e kuptoj që 10 prej tyre janë super talentë. Shpresoj që ata të mos largohen kurrë nga piktura. Të tjerët janë gjithashtu shumë të përfshirë dhe janë përmirësuar shumë. 

Mendoj se kursi juaj i pikturës është shumë i kërkuar. Si e nisët biznesin tuaj të kursit?

Po, po bëhen tri vjet që kur e kam nisur kursin. Në fakt, kishte kërkesa nga disa njerëz. Unë në atë moshë kërkoja një kurs, por nuk e gjeta. Kur e pashë interesimin e këtyre nxënësve, vendosa ta filloj kursin në banesën e motrës sime. Më vonë numri i të interesuarve arriti në 25. Me rritjen e kërkesave, vendi ku ndodheshim filloi të dukej i vogël. Kërkova gjithashtu një studio të re, por e ndërpremë punën për shkak të pandemisë dhe masave paraprake. Kur filluam sërish në studion time të re, u bashkuan të gjithë studentët e mëparshëm. Numri i nxënësve tani, madje është dyfishuar.

Foto: Dua’s Art Studio

Ju përmendët disa nga nxënësit tuaj shumë të talentuar që do të dëshironit të mos i shmangeshin pikturës. Çfarë mendoni për të ardhmen e këtyre talenteve? Çfarë problemesh ka? 

Edhe pse jemi një vend i vogël, mendoj se kemi shumë të rinj të talentuar. Por në njëfarë kuptimi, ata nuk mund ta shohin të ardhmen e tyre. Kështu ata largohen nga këto talente dhe kthehen në fusha të ndryshme. Ne nuk kemi një qendër arti këtu. Nuk ka vend ku të bashkohen talentet e rinj dhe artistët me përvojë. Përveç kësaj, ka artistë shumë të vlefshëm që nuk janë me ne tani. Arti i tyre nuk do të vdesë, por fatkeqësisht veprat e tyre nuk mund t’i shohim askund. Nëse jap një shembull nga vetja, gjithmonë kam qenë shumë e interesuar. Por ne duhet të ndryshojmë mentalitetin tonë, veçanërisht familjet. Qëndrimi ynë nuk është i shëndetshëm që të kesh një diplomë universitare dhe pastaj të bësh çfarë të duash. As edukimi ynë për pikturë në shkollat ​​tona nuk është i suksesshëm. Unë isha e para në garat e pikturës ndërmjet shkollave pothuajse çdo vit. Por mësuesi im i artit më ulte gjithmonë notën. Kur u diplomova më tha: ‘Unë ta ulja notën për të të nxitur ty’. Kjo do të thotë se nuk mendohet se fëmijët mund të inkurajohen duke i shpërblyer.

Standardi ynë i jetesës është pengesë
që njerëzit të arrijnë në art!

Dua Slishani

Nuk mendoj që mund t’ju bëjë asgjë më të lumtur sesa kur e bëni punën që e doni dhe madje fitoni para prej saj. Përderisa shiten veprat e disa artistëve, veprat e dhjetëra artistëve mund të mos shiten. Arsyeja është standardi ynë i jetesës. Sigurisht që ka shumë njerëz që janë të interesuar për pikturën, por gjendja ekonomike i pengon. Kjo gjithashtu kufizon punën e një artisti kur vepra e tij nuk shitet.

Njeriu duhet të ndjekë një punë të dëshiruar. Çdo artist sheh diçka të mangët në punën e tij. Nëse doni diçka shumë, pas një kohe, në të vërtetë do të shpërbleheni në atë fushë. Shpresoj që gjithçka të funksionojë që tani e tutje.

Kemi folur më parë. Duke iu rikthyer përsëri kësaj teme, ju jeni një artiste që merr porosi dhe fiton të ardhura nga piktura. Çfarë do t’u thoshit piktorëve të ardhshëm që të mos shkëputeshin nga kjo fushë?

Të rinjtë duhet të mbështeten. Mendoj se arti dhe kultura nuk merren seriozisht sa duhet. Ekziston një numër shumë i lartë i shpirtrave krijues në rininë e Kosovës. Të rinjtë nuk duhet të demoralizohen. Po kthehem në fillim, sa më shumë punoni aq më shumë përfshiheni në punë dhe vazhdoni me atë ritëm.

Pikturat e mia përgjithësisht shiten jashtë vendit. Anglia, Gjermania, Belgjika, Zvicra… porositë zakonisht vijnë nga këtu. Mediat sociale kishin një avantazh të madh. Mund të them se gati 90 për qind e porosive janë nga Instagrami. Përveç llogarisë sime personale, hapa një llogari të veçantë për punën time në rrjetet sociale, kështu që kërkesat filluan të shtoheshin.

Intervistë: Suer Celina

© PRIZMA MEDIUM