Foto: Enis Tabak

Si e përshkruan përditshmërinë në qytet dhe cilat janë vështirësitë e të jetuarit në Prizren kur bëhet fjalë për përzierjen e jetës së përditshme dhe jetës shoqërore?

Kur kemi kohë të lirë, zakonisht mblidhemi me miqtë në qytet dhe diskutojmë se çfarë mund të bëjmë si dhe vlerësojmë takimet që mund t’i realizojmë. Sa i përket pjesës së vështirësive, ka shumë vështirësi. Fillimisht automjetet parkohen në trotuare dhe kjo i vë në presion të jashtëzakonshëm personat me aftësi të kufizuara si ne. Në dyqane nuk ka shkallë për personat me aftësi të kufizuara. Në qendrat tregtare ka ashensorë, por në dyqanet e tjera të vogla nuk kanë shkallë të drejta, gjë që është shumë e vështirë për ne. Sidomos në pjesët e këmbësorëve në qendër të qytetit, jo vetëm ne si persona me aftësi të kufizuar por edhe këmbësorët normalë nuk mund të ecin rehat; rreth e rrotull ka gropa.

Si mund t’i heqim barrierat në Prizren, a ka ndonjë hap që ndikon në jetën e tyre, a janë menduar (mjaftueshëm) qytetarët me aftësi të kufizuara për këtë?

Deri para pesë viteve, ne u përballëm me shumë pengesa. Ndonëse pak, së fundmi pengesat kanë filluar të kapërcehen…
Në të kaluarën, problemet fillonin me familjet. Familjet nuk i lejonin personat me aftësi të kufizuar të dilnin jashtë, nuk i përfshinin në jetën shoqërore, ata ishin të turpëruar dhe hezitues. Megjithatë, vitet e fundit, gradualisht kemi filluar t’i shohim qytetarët tanë me aftësi të kufizuara, qoftë në aktivitete shoqërore apo ngjarje të ndryshme. Ky është një hap i madh për ne. Ajo që duam është që qytetarët tanë të jenë më të ndjeshëm dhe të ndërgjegjshëm ndaj nesh. Sinqerisht, nuk kemi shumë kërkesa. Edhe nëse komuna jonë ndërton rrugë që na takojnë, ne përsëri do jemi shumë të kënaqur.

A i kërkojnë politikanët jashtë kohës së zgjedhjeve pikëpamjet e personave me aftësi të kufizuara dhe hapat e mundshme që duhet të ndërmerren?

Përveç zgjedhjeve, ne harrohemi shpejt, mund të them se po luajnë me emocionet tona. Pritja jonë më e madhe prej tyre është që të ofrojnë ndihmë sociale për personat me aftësi të kufizuara dhe të ndajnë programe të ndryshme për ne në shërbimet shëndetësore. Të përpiqen për këtë. Disa nga politikanët tanë na vizitojnë pas zgjedhjeve dhe merren me problemet tona. Edhe pse disa herë kemi kërkuarkohë për takim, sidomos nga kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, fatkeqësisht ende nuk kemi gjetur përgjigjur, dhe kjo gjë që na pikëllon shumë. Deri vitin e kaluar kishim mbështetje nga komuna, por fatkeqësisht këtë vit nuk e morëm atë. Ne kemi dorëzuar projekte në gjashtë departamente të ndryshme, qoftë komunë apo ministri dhe fatkeqësisht nuk kemi pasur mbështetje nga asnjëra prej tyre. Do të doja të pyesja, si një shoqatë që ka kryer 30 aktivitete në një vit, mund të mos ketë mbështetje projekti, a mendoni se kjo është e drejtë?

A mund të dëgjohet mjaftueshëm zëri juaj dhe sa merret parasysh ky proces nga ata që udhëheqin?

Ne bëjmë çmos që zëri ynë të dëgjohet, por ata dëgjojnë atë që duan dhe injorojnë atë që nuk duan ta dëgjojnë. Këtë vit u ulën pagat e personave me aftësi të kufizuara. Fatkeqësisht, kur pyesim pse, nuk marrim përgjigje. Ne kemi aplikuar në shumë vende për këtë temë, por për fat të keq, dera na bëhet mur dhe nuk ka shpjegim për asgjë. Ne kemi barna speciale, ka nga ata që përdorin pelena për të rritur, ka nga ata që përdorin barna të rënda, ne jetojmë me familjen tonë dhe shqetësohemi se si do t’ia dalim. Është shumë e padrejtë që na përgjysmojnë rrogat kur duhet të na i rrisin ato. Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se do të kujdesen për këtë çështje dhe ai është shpresa jonë e vetme për momentin.

Në rajonin tonë, në mbarë botën si dhe në Prizren a mund të na tregoni ndonjë shembull që mund të zbatohet?

Mund të them se standardet për personat me aftësi të kufizuara në botë, veçanërisht në Evropë, janë në një nivel të shkëlqyer. Është e pamundur edhe të krahasohet me këtu. Në Europë paguhet edhe shoqëruesi, ofrohet edhe kostoja e barnave, por fatkeqësisht një gjë e tillë tani për tani për ne është vetëm një ëndërr. Në Prizren ka rreth 3000 persona me aftësi të kufizuara fizike. Në Kosovë numri po rritet edhe më shumë dhe të gjithë kemi të njëjtat probleme; indiferencën. Pas luftës lindën veçanërisht shumë persona me aftësi të kufizuara. Siç thashë, shteti duhet të na mbrojë në çdo fushë.

Si mendoni se mund të hiqen barrierat në qytet?

Unë mendoj se të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre. Kryetarët tanë duhet të përmbushin premtimet e tyre, duhet të ndërtohen zona të veçanta për ecjen tonë. Pronarët e dyqaneve po grumbullojnë shumë rroba para dyqaneve të tyre dhe ne nuk po mund të kalojmë. Problemi ynë më i madh janë pamundësitë tona në fillim, qoftë në shtëpitë tona apo kur dalim në rrugë.

Në shoqatën tonë janë rreth treqind anëtarë. Si një person me aftësi të kufizuara, ndërsa unë përpiqem të përballoj çdo ditë problemet e tyre, edhe udhëheqsit duhet të merren me problemet tona. Organizojmë ndeja herë pas here, bëhemi bashkë, mblidhemi në shumë ditë të veçanta siç është Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, argëtohemi dhe flasim për problemet tona.

Intervistë: Enis Tabak

© PRIZMA MEDIUM

“Ky shkrim përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.”