Komiteti për Komunitete me qasje më të avancuar përballet me problemet e vjetra
Dinamika e punës, sikurse edhe hapja e takimeve të Komitetit për Komunitete gjatë vitit 2022 është vlerësuar nga monitoruesit e pavarur. Megjithëkëtë drejtuesit e Komitetit sikurse edhe monitoruesit janë pajtuar se ka ende probleme që duhet të adresohen e zgjidhen nga institucionet përgjegjëse, me qëllim të respektimit të drejtave të komuniteteve jo-shumicë.