Foto: Suer Celina

✎ Suer Celina

Kur Murad (20), i cili deklaroi se ishte më i interesuar për muzikë sesa për Departamentin e Edukimit Fizik që studionte dhe studenti i Mjekësisë Yasin (20), i cili filloi të mësonte kitarë pasi u ndikua nga muzika punk që kishte dëgjuar nga të afërmit e tij, u mblodhën dhe filluan të bëjnë muzikë gjatë periudhës së mbylljes për shkak të pandemisë, kështu u hodhën themelet e një grupi.

Duke deklaruar se ata i shprehën shqetësimet e pandemisë me zhurmë, pasi kursyen para dhe blenë një tastierë për t’iu drejtuar muzikës elektronike, anëtarët e grupit filluan të kërkonin personin që do ta luajë atë instrument. Në atë kohë, ata e gjetën dhe e bindën studenten e muzikës Jeta (23), të cilën Murad e njihte.

‘Dodaskes’

Duke u shprehur se ata e gjetën emrin e grupit rastësisht, anëtarët e grupit thonë se ‘Dodaskes’ do të thotë zëri i fundit dhe emri i grupit e shpreh fjalë për fjalë atë që ata po përpiqen ta eksportojnë jashtë – depresionin e periudhës së pandemisë, me zhurmën e fundit të zërit.

Anëtarët e grupit, të cilët i krijuan vetë kompozimet e tyre, thonë se kishin vështirësi në gjetjen e një vendi për të punuar, por theksuan se ishin me fat, sepse ‘Presje’ u bëri vend atyre.

Kur themeluesit e Presjes iu ofruan një shfaqje për hapjen, grupi pas gjetjes së një mundësie për të promovuar veten, përshpejtoi punën dhe përgatiti tre pjesë muzikore në shtatë ditë, duke performuar kështu në koncertin e tyre të parë, në njërën nga baret e njohura në Prizren, Destill.

Foto: Suer Celina

Ata thonë se publiku priste diçka ndryshe nga ata në shfaqjen e tyre të parë, “Ata me siguri prisnin që ne të luanim Nirvana, ne u ndjemë kështu’ shprehet Murad. Por kur filluam ta bënim zhurmën tonë, të gjithë filluan të kërcenin në mënyrë të pakontrollueshme. Në një farë mënyre, ne e arritëm qëllimin tonë sepse të gjithë pasqyruan introversitetin e grumbulluar gjatë pandemisë duke vallëzuar në mënyrë të pakontrollueshme.”

“Ne nuk duam të jemi “Joy Division”, as nuk mund të jemi dhe nuk duhet të jemi. Ne nuk duam vetëm të bëjmë muzikë të mirë, ne duam të krijojmë gjëra unike.”

Murad

Duke u shprehur se do të ishte mirë të përfshihen grupe amatore dhe të reja si ata në festivale, Yasin tha, “Nëse organizohen gara ose aktivitete ku mund të luajmë së bashku, ne do ta kemi mundësinë të zhvillohemi edhe më shumë.”

Duke thënë se grupi është i hapur për të gjithë, Murad thotë, “Ne jemi gjithmonë të hapur për muzikantët që duan të luajnë çdo instrument dhe të bashkohen me ne.”

Ata deklaruan se nuk e kanë ndonjë kusht që të luhet vetëm në ‘Dodaskes’, por shqetësimi më i madh i grupit është se si ata do të mblidhen dhe punojnë për shkak të shkollimit që do të vazhdojnë në vende dhe qytete të ndryshme.

© PRIZMA MEDIUM