Foto: Jocelyn Erskine-Kellie

✎ Esin Muzbeg

Pas ndarjes nga jeta të Mitropolitit të Mitropolisë së zonës bregdetare të Malit të Zi, Amfilohija (Radović) u emërua Mitropoliti i ri. Megjithatë, malazezët kundërshtuan mbajtjen e kësaj ceremonie të shugurimit në Manastirin e Cetinjes, i cili konsiderohet si kryeqyteti kombëtar, historik dhe kulturor i Malit të Zi. Pothuajse të gjitha organizatat kombëtare dhe gati të gjitha partitë opozitare në Mal të Zi protestuan kundër shugurimit të mitropolitit të Kishës Serbe në manastirin e Cetinjes. Protestuesit e shohin këtë veprim si politikë e zgjerimit të Kishës Serbe në Mal të Zi,  prandaj për ta parandaluar këtë akt ngritën barrikada në të gjitha rrugët që vijnë në Cetinje. Nga ana tjetër Mitropoliti i sapoemëruar Joanikije, deklaroi se e drejta për t’u ngjitur në fron në manastirin e Cetinjes nuk i takon vetëm atij, por tha se kjo e drejtë i përket të gjithë klerikëve dhe murgjve të njerëzve besimtarë në Mitropolinë e zonës bregdetare të Malit të Zi.

Pse një ceremoni fetare u shndërrua në një luftë për sovranitet?

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije (Peric), me mitropolitin Joanikije erdhi në Manastirin e Cetinjes të dielën (5 Shtator) nën masa të rreptë të sigurisë. Për shkak të demonstratave intensive jashtë manastirit dhe barrikadave të vendosura në rrugët që shpijnë në manastir, dyshja në fjalë zbarkoi në kopshtin e manastirit me një helikopter ushtarak. Dy priftërinjtë hynë në manastir, të rrethuar nga njësitë speciale të policisë, me një pamje që i ngjante një operacioni terrorist. Në historinë e Malit të Zi, asnjëherë nuk është mbajtur një ceremoni fetare me një tension të tillë. Të gjitha institucionet kombëtare malazeze donin që kjo ceremoni të mbahej në cilin do qytet tjetër, por jo në Manastirin e Cetinjes.

Presidenti malazez Milo Gjukanoviç është njëri nga ata që e kundërshtojnë ceremoninë e shugurimit të Mitropolitit të Kishës Serbe në Cetinje. Ai këtë e sheh si akt i përhapjes së  interesave të Serbisë në Mal të Zi. Sipas Gjukanovic-it, nëse një mitropolit do të emërohej në një nga tempujt në cilindo qytet tjetër të Malit të Zi, do të ishte gjithashtu një angazhim pozitiv për të ardhmen. Gjukanoviç e konsideroi ceremoninë e shugurimit si një akt pushtimi. Cetinje, kryeqyteti historik i Malit të Zi, shihet si një simbol i shtetit të lirë dhe të pavarur. Prandaj, figurat kombëtare në Mal të Zi, këmbënguljen e Kishës Ortodokse Serbe për të mbajtur ceremoninë e shugurimit në këtë manastir e konsiderojnë si një ndërhyrje në lirinë dhe pavarësinë e Malit të Zi.  

Nga ana tjetër, liderët e Kishës Ortodokse Serbe shkuan përsëri me helikopter në tempullin qendror “Ngjallja e Krishtit” në Podgoricë ku janë pritur nga  Kryeministri malazez Zdravko Krivokapic, me disa anëtarë të kabinetit dhe përfaqësues politik të vendit. Krivokapiç deklaroi se pavarësisht protestave, shtyrja e ceremonisë së shugurimit asnjëherë nuk ishte si opsion. Ai falënderoi policinë duke i konsideruar ata si ‘heronj’ dhe falënderoi popullin e Malit të Zi për dhënien e mundësisë për të festuar këtë ceremoni të shenjtë. Me këtë ceremoni doli në pah përçarja e qeverisë malazeze e cila është e afërt me Serbinë dhe forcave që përkrahin atë në njërën anë dhe figurave kombëtare dhe opozitës të Malit të Zi në anën tjetër. 

Çështja ka dimensione ideologjike, kombëtare, fetare, politike dhe të sigurisë

Një pjesë e popullsisë malazeze u përpoq që të parandalojë këtë ceremoni e cili ka gjetur mbështetje nga përkrahësit e qeverisë.  Presidenti Milo Gjukanovic e sheh këtë nismë si zgjerim të interesave serbe dhe si një akt pushtimi, ndërsa kryeministri malazez Zdravko Krivokapić ofroi mbështetje logjistike duke siguruar helikopterë ushtarakë në mënyrë që ceremonia e shugurimit, të cilën ai e përshkroi si të shenjtë, të mund të zhvillohej pavarësisht protestave dhe barrikadave.  

Kishat ortodokse janë krijuar si kisha kombëtare në botën e krishterë. Ndërsa Kisha Ortodokse Malazeze,  sipas kanoneve të kishës nuk konsiderohet si kishë autoqefale, domethënë si kishë e pavarur, autonome dhe e lirë. Megjithatë, edhe pse e kishte këtë veçori në të kaluarën, ai e humbi këtë status ‘de facto’ në 1918 dhe ligjërisht në 1920, dhe u organizua si një kishë nën Kishën Ortodokse Serbe. Në vitin 1993, u bënë përpjekje për të ringritur Kishën Ortodokse Malazeze në qendër të Cetinjes. Kisha Ortodokse Serbe nuk e njeh Kishën Malazeze si një kishë autoqefale sipas kanoneve të kishës. Pasi Mali i Zi shpalli pavarësinë e saj dhe u nda nga Serbia në 2006, Kisha Ortodokse Serbe në këtë zonë u bë e njohur si Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Statusi autoqefal i kishës është një çështje e mosmarrëveshjeve fetare, ndërsa pavarësia e Malit të Zi del në pah si një çështje kombëtare. Pavarësisht faktit se populli malazez ndoqi politikat paralele me Serbinë gjatë krijimit të Mbretërisë Jugosllave dhe në procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë së Titos, mendimi se malazezët janë një popull i veçantë u mbajt gjithmonë e freskët. Përpos dimensioneve kombëtare dhe fetare të çështjes, janë edhe dimensionet ideologjike dhe politike të saj. Mbrojtësit kombëtarë të popullit malazez,  deklarojnë se edhe pse gjuha e tyre është sllave dhe feja e tyre është ortodokse, ata nuk janë serbë. Po ashtu deklarojnë se nuk janë as kroatë, megjithëse ata pranuan për një kohë të shkurtër besimin katolik gjatë ndarjes së kishave romake lindore dhe perëndimore. Malazezët mbajnë qëndrimin se ata janë një popull autonom me një identitet të veçantë etnik dhe fetar që kanë jetuar dhe ende jetojnë në këtë rajon. Prandaj, në njërën anë, kishte integrim politik të popullit malazez me Serbinë në kuadër të ish -Jugosllavisë, nga ana tjetër, vazhdoi një identitet i veçantë etnik dhe fetar malazez. Përpjekja për të ruajtur këtë identitet të veçantë forcoi lëvizjet e pavarësisë në Mal të Zi dhe luajti një rol të  rëndësishëm në procesin që çoi në referendum i cili hapi rrugën për pavarësinë e Malit të Zi. Edhe pse është shtyrë disa herë që nga viti 2004, si rezultat i përcjelljes së afërt të Bashkimit Evropian, u vendos që të mbahet referendumi për pavarësinë e Malit të Zi. U përcaktua që referendumi për pavarësinë do të fitonte legjitimitet dhe vlefshmëri nëse të paktën 50% e votuesve të regjistruar do të merrnin pjesë në referendum dhe të paktën 55% e votuesve do të thoshin PO për pavarësinë. Pjesëmarrja në referendumin e mbajtur më 21 maj 2006 ishte 86.3%. Ndërsa 55.5% e popullatës malazez votuan PO për pavarësinë, 45.5% votuan JO.

Procesi i pavarësisë së Malit të Zi nuk do të thotë vetëm çlirim nga dominimi i Serbisë, por gjithashtu përfshin integrimin me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, të cilat e ndjekin çështjen nga afër. Ata, që këto zhvillime i shikojnë nga perspektiva e sigurisë, këtë e konsiderojnë si një veprim për të parandaluar vendosjen e mundshme të forcave ruse në ujërat e Detit Adriatik. Pas shpalljes së pavarësisë, me ftesën e NATO -s për programin “Partneriteti për Paqen” Mali i Zi, në Nëntor të vitit 2006 filloi kontaktet e tij me NATO-n. Ajo u bë anëtare e NATO-s më 5 qershor 2017.

Për shkak të këtyre ngjarjeve në Malin e Zi, ish -ministrat e Jashtëm të vendeve të rajonit i dërguan një letër Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel, Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg nën emrin “Thirrje për Malin e Zi” dhe shprehën shqetësimin e tyre për zhvillimet në vend. Ndërsa, nënshkrimi i Enver Hoxhajt u përfshi në letrën e firmosur nga politikanët që shërbyen si Ministra të Punëve të Jashtme nga të gjitha vendet e Ballkanit.

© PRIZMA MEDIUM