Çmimi Nobel për Paqe në vitin 2021 iu dha gazetares filipinase Maria Ressa dhe kryeredaktorit rus të Gazetës Noveya, Dmitriy Muratov, për përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirinë e shprehjes.
Në ndarjen e çmimeve Nobel, një nga çmimet më të rëndësishme në botë, Komiteti Norvegjez i Nobelit në Oslo, Norvegji, shpalli Çmimin e Paqes këtë vit, duke tërhequr vëmendjen për rëndësinë e mediave të pavarura për demokracitë. Duke theksuar se sulmet kundër gazetarëve në të gjithë botën janë shtuar në shumë vende, Komiteti theksoi se Maria Ressa dhe Dmitriy Muratov, të cilët u shpërblyen në këtë kontekst, janë bërë heronj të lirisë së shtypit në mbarë botën, me luftën e tyre për gazetari, në dy vende të ndryshme.
Maria Ressa, e nderuar më parë me çmim për luftimin e dezinformatave dhe sulmeve ndaj shtypit të lirë, është një korrespondente e shquar për Filipinet. Kurse, Dmitry Muratov është kryeredaktor i Novaya Gazeta, një gazetë e pavarur që kreu hetime mbi korrupsionin, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe abuzimin e pushtetit në Rusi.
Maria Ressa: Gazetaria nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme
Në pranimin e Çmimit Nobel për Paqen këtë vit me kryeredaktorin e Novaya Gazeta, gazetarin rus Dimitri Muratov, themeluesja e Rappler, Maria Ressa tha: “Ky çmim është pranimi se sa e vështirë është të jesh gazetare sot. Ky çmim është një shenjë e vazhdimit të punës sonë, e vështirësive që kemi kaluar, por që gjithashtu ne shpresojmë se do ta fitojmë betejën për të arritur të vërtetën. Lufta jonë është për të vërtetën. Ne do ta mbrojmë këtë linjë,”, tha ajo.
Duke iu referuar faktit se gazetaria nuk ka qenë kurrë kaq e rëndësishme, Ressa tha: “Nëse nuk mund ta keni realitetin, nuk mund ta keni të vërtetën dhe nuk mund të keni besimin”.
Muratov ia dedikoi çmimin gazetarëve të vrarë dhe Navalny-t.
Kryeredaktori i Novaya Gazeta, Dmitry Muratov, gjithashtu fitues i Çmimit Nobel për Paqe këtë vit, ia dedikoi çmimin gazetarëve të vrarë dhe disidentit rus të burgosur, Alexei Navalni.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, i cili i shtoi 6 gazetarë të tjerë në listën e gazetarëve si “agjentë të huaj”, në të njëjtën ditë kur u shpall Çmimi, e përshkroi Muratov si një gazetar “të talentuar” dhe tha se ai ishte “një person i lidhur me idealet e tij”.
BE mirëpret Çmimin Nobel për Paqe për Gazetarët
Përfaqësuesi i Lartë për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha në një deklaratë se Bashkimi Evropian “uroi përzemërsisht” Ressa-n dhe Muratov: “Ne pajtohemi plotësisht me njohjen e Komitetit Nobel se liria e shprehjes është një parakusht për demokracinë dhe paqen e qëndrueshme në mbarë botën,” tha ai.
Josep Borrell theksoi se përkushtimi i Maria Ressa për gazetarinë përballë procedurave të shumta ligjore dhe dënimeve të saj ka qenë një frymëzim për këdo që beson në rëndësinë e gazetarisë së lirë dhe të pavarur dhe puna e saj është përhapur jo vetëm tek njerëzit në Filipine, por në Azinë Juglindore, kështu duke dhënë shpresë në të gjithë botën.
“Gazetaria investigative, përfshirë edhe gazetaria e pavarur është një nga mjetet më të fuqishme që kanë demokracitë tona për të kërkuar llogari nga qeveritë, për të monitoruar proceset demokratike, për të kundërshtuar dezinformatat dhe për të sfiduar pareshtur abuzimin e pushtetit, abuzimet e të drejtave të njeriut dhe korrupsionin”
Josep Borrell
Duke vënë në dukje se Dmitry Muratov ka vite që avokon për një shtyp të lirë dhe lirinë e shprehjes, Borrell tha në një deklaratë se: “Ky Çmim është gjithashtu tregues i guximit dhe përkushtimit të shfaqur nga i gjithë komuniteti i gazetarëve të pavarur në Rusi, të cilët vazhdojnë të punojnë nën presion të paparë dhe shpesh në rrezik të madh personal”.