Foto: Klemen-Vrankar

Bengi Muzbeg

Zastava 600, i njohur ndryshe si Fiço, është prodhuar 66 vjet më parë, me datën 18 tetor 1955, në fabrikën në Kragujevac. Jugosllavia pas fitores fillimisht vendosi marrëdhënie të ngushta me BRSS- në dhe pas konfliktit Tito-Stalin të vitit 1948, filloi të kërkonte rrugë të reja. Fabrika e armëve Crvena Zastava në Kragujevac u dëmtua rëndë në Luftën e Dytë Botërore. Pas konfliktit Tito-Stalin, u vendos që fabrika të zhvendosej nga Kragujevaci në Bosnjë për arsye strategjike dhe sigurie. Nga fundi i vitit 1951, pjesa më e madhe e fabrikës ishte zhvendosur në Sarajevë dhe Travnik. Filluan diskutimet se si duhet të vlerësoheshin hapësirat e lira dhe më 23 gusht 1953 u mbajt një referendum midis punëtorëve/eve të fabrikës në përputhje me socializmin vetëadministrues. Në referendum, me 96% vota të punëtorëve/eve u vendos që fabrika të zhvillojë industrinë e makinave dhe për të shpenzohet fitimi aktual.

Fillimisht për nevoja ushtarake u nënshkrua një marrëveshje për montimin e makinës model Jeep Willys Overland të kompanisë VTZ. 162 automjete të tipit Jeep Willys Overland u montuan në fabrikë. Ishte koha për ta prodhuar një makinë që mund ta përdornin njerëzit në jetën e përditshme.

Në këtë detyrë u caktua inxhinieri Branko Nikoliç dhe nisën takimet për bashkëpunim me markën italiane Fiat. Pas 4 muaj negociatash të ngushta, në vitin 1954 u arrit një marrëveshje. Pasi u prodhuan disa modele të automjeteve ushtarake, u vendos që të prodhohej Zastava 600 për përdorim personal. Në vitin 1955, kur automjeti ishte ende në prodhim, personazhi kryesor i një libri komik ishte portieri Fiça. I frymëzuar nga ky personazh, i cili gjithmonë punonte për kombin e tij, makina e parë u emërua me emrin Fiça e cila u vendos dhe u miratua nga njerëzit e këtij vendi.

Dante Giacos, kryeinxhinieri i Fiat-it, prodhoi një makinë të vogël ekonomike të quajtur Topolino 500 më 1936. Pas luftës atij iu kërkua ta përpunonte këtë makinë. Ky dizajn, i cili u shfaq si rezultat i punës së palodhur të kryeinxhinierit dhe ekipit të tij, mori një çmim në “Panairin e Automjeteve” në Gjenevë. 

Prapa kësaj makine kishte të montuar 633 cc dhe 16 kw me katër cilindra për ftohjen e ujit, po ashtu kjo makinë posedonte nga pjesa e pasme një motor tërheqës dhe kishte peshën 585 kg. Automjeti, i cili arrinte 100 km/h, filloi të kishte kërkesa të mëdha nga njerëzit.

Fiço-ja e prodhuar në vitin 1955, kishte 23 kuaj-fuqi. Kapaciteti i automjetit të fundit të prodhuar në vitin 1985 ishte 27 kuaj fuqi. Edhe pse në këtë periudhë u prodhuan automjete më të fuqishme, Fiço nuk e humbi kurrë popullaritetin dhe kishte blerës të rregullt. Në vitin 1985, ai u eksportua në Turqi përmes kompanisë transportuese tregtare “Toksan”. Zastava 600, 750 dhe 850, të prodhuara në bashkëpunim me markën Fiat, u prodhuan rreth 5 milionë njësi në mbarë botën.

Ndërsa 923,487 prej tyre janë prodhuar në Jugosllavi, 2,695,197 në Itali, 814,926 automjete u prodhuan në Spanjë, 304,016 në Argjentinë, 172,000 në Gjermani dhe 12,000 në Kili. Me kalimin e kohës u prodhua Zastava 750 e Fiços dhe në fillim të viteve 1980 u prodhua Zastava 850.

Zastava Fiço sot mund të shihet vetëm në panairet nostalgjike të makinave. Ndonëse këto panaire janë kthyer në një hobi të shtrenjtë, të shohësh dhe të ekzaminosh Fiçon ofron disa të dhëna se si është adoptuar dhe perceptuar jetesa modeste nga masa. Për të qenë dëshmitarë dhe për ta parë Fiçon mund ta vizitoni panairin nostalgjik të makinave “Old Timer Fest”, e cila mbahet çdo vit në Prizren.

© PRIZMA MEDIUM