E ardhmja e ndotjes së mjedisit është ende e mjegullt

Kosova përballet me një sërë problemesh mjedisore, të cilat vijnë̈ si pasojë e shfrytëzimit të pakontrolluar të burimeve natyrore, pranisë̈ së aktiviteteve ekonomike me ndikime të mëdha negative në mjedis, si energjia elektrike, bujqësia, industria etj. Shtetet e Ballkanit në përgjithësi, janë ndër vendet që gjenden në listën e qyteteve më të ndotura në Evropë dhe në botë. Qytetarët e shteteve të Ballkanit zakonisht thithin me frymëmarrje më shumë grimca toksike sesa fqinjët e tyre në Evropën Perëndimore. Për më tepër, rajoni i Ballkanit është shtëpi e 7 nga 10 termocentraleve më ndotëse me qymyr në Evropë. Ndonëse janë marr iniciativa të shumta nga qytetarët e të gjitha shteteve të rajonit për të kundërshtuar ndotjen e mjedisit, ende nuk është ndërmarrë̈ ndonjë politikë serioze nga qeveritë në fjalë për parandalimin e ndotjes së mjedisit. Përkundrazi, në Kosovë dhe në shtetet e rajonit, janë ndërmarrë shumë pak politika për reduktimin e ndotjes së ajrit dhe përdorimit të karburanteve të ngurta, zvogëlimit të konsumimit të qymyrit apo largimi nga termocentralet e qymyrit.

Çfarë është kjo faza e dytë e Lumbardhit

Pas pjesës së parë të intervistës të përqëndruar mbi "të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e Kino Lumbardhit," ndajmë pjesën e dytë të bisedës me drejtorin ekzekutiv të Fondacionit Lumbardhi, Ares Shporta, mbi aktivitetet e Fondacionit në "Fazën II".

Një vështrim në restaurimin e kalasë së Prizrenit

Punimet për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore në fakt duhet të synojnë ruajtjen e ekzistencës së strukturave origjinale dhe ekzistuese të këtyre vlerave. Në këtë kuptim, është e nevojshme të dëgjohet filozofi dhe kritiku i artit anglez John Ruskin. Sipas Ruskinit restaurimi është gjëja më e keqe që mund t'i ndodhë një monumenti, është plotësisht një shembje. Rivendosja e arkitekturës më të bukur dhe më të madhe është po aq e pamundur sa ringjallja e të vdekurve. Në këtë drejtim, sugjerimi i Ruskinit për ruajtjen e cilësive origjinale të një ndërtese është: “Vëzhgoni me shumë kujdes monumentin e vjetër. Numëroni gurët e tij, nëse fillon të copëtohet, lidheni me tela hekuri, vendosni mbështetëse që të mos shembet, mos u preokuponi me shëmtinë e asaj që keni bërë për ta shpëtuar, humbja e një shkopi vlen më shumë se humbja e një gjymtyre”. Me fjalë të tjera, të ruash një ndërtesë do të thotë të transferosh strukturën e saj origjinale në të ardhmen sado që të jetë e mundur, pavarësisht nga kostoja. Edhe pse punimet restauruese të kryera në Kalanë e Prizrenit i shërbyen deri diku këtij qëllimi, disa ndërhyrje e dëmtuan teksturën origjinale të kalasë.

Institucionalizimi i kinemasë në Kosovë – Hapat e parë

Sidomos gjatë viteve 1950-1960 u hodhën hapa të rëndësishëm për masivizimin e kinemasë. Si në Jugosllavi ashtu edhe në Kosovë filluan të ndërtohen sallat e kinemasë, në shkurt të vitit 1952 në Kosovë u hapën kinematë Bistrica-Lumbardhi në Prizren dhe kinemaja Omladina-Rinia në Prishtinë. 

Historia e Kalasë së Prizrenit

Kur fokusohemi në strukturën e kalasë, siç tregohet edhe në histori, shihet se ajo është e rrethuar nga muret me lartësi dhe trashësi të madhe që mbrojnë qytetin. Në anën tjetër, duke parë vendndodhjen dhe formën e kalasë, vërehet se Vitruviusi ka ndjekur rekomandimet e dhëna për ndërtimin e kështjellës. Vitruvius, në librin e tij "De Architectura V" (mbi arkitekturën), thekson se kalatë nuk duhet të kenë planimetri katrore ose kënde të sakta, për të mos lejuar që armiku të fshihet, ato duhet të rrethohen nga një terren i ashpër për të vështirësuar afrimin dhe rrugët që çojnë te portat duhet të jenë të lakuar. Në këtë kuptim, kalaja e Prizrenit është e ndërtuar në terren të ashpër, për të parë armikun nga të gjitha këndet, nuk ka kënde të mprehta dhe është projektuar sipas formës së topografisë në të cilën ndodhet. Gjithashtu, hetimet tregojnë se sipas raportit me topografinë dhe ndarjet brenda saj, kalaja përbëhet nga tre pjesë kryesore si 'kalaja e sipërme', 'kalaja e poshtme' dhe 'zona jugore e kalasë'.

20 vjet me DokuFest

Dokufest u themelua në vitin 2002 me iniciativën e një grupi miqsh. Me kalimin e kohës, festivali i kaloi kufijtë e vendit dhe rajonit dhe fitoi reputacionin e një festivali të filmit të shkurtër dhe dokumentar, me programet më të mira të filmit në Evropë.“Kosova njihet më shumë për konflikte sesa për kulturë, por një përzierje e festivalit të filmit, festave dhe arteve në Prizren, qyteti më i bukur në vend, krijon një efekt të mrekullueshëm,” tha Kim Wills, në raportin e gazetës The Guardian me titull “Një Festival filmi në Kosovë”. Sot, Dokufest, përtej një festivali është edhe një organizatë kulturore që zhvillon programe edukative dhe shumë aktivitete të ndryshme kulturore. Në serinë që e nisëm me temën e 20 vjetorit të Dokufestit, u përpoqëm të flasim për Dokufestin në 20 vjet, me Veton Nurkollarin, një nga themeluesit dhe drejtor artistik i festivalit.

Një yll modest – Fiço

Të gjithë ndoshta e njohin Zastava 600, e cila tashmë shihet më së shumti në panairet nostalgjike të makinave dhe njihet me emrin Fiço. Ka shumë gjasë që këto makina t'i hasni në imazhe të periudhës së Jugosllavisë ose në albume familjare. Në rajonin tonë edhe pse Fiço shpreh ndjenjën e nostalgjisë për të kaluarën apo për Jugon, është fakt se sistemi jugosllav vazhdon të simbolizojë mënyrën modeste të jetesës dhe nivelin e mirëqenies së arritur nga shumica. Pa rënë në një ndjenjë të sëmurë nostalgjike, le të flasim shkurtimisht se çfarë ndodhi dhe si filluan të prodhoheshin këto makina të cilat tashmë njihen nga shumica.

Kurti priti në takim Ramën

Kryeministrat e dy vendeve Albin Kurti dhe Edi Rama u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Gjatë takimit, u diskutua për zbatimin dhe zgjerimin e rreth 150 marrëveshjeve dhe protokolleve të nënshkruara midis dy vendeve që nga viti 2014. Gjithashtu, ranë dakord për krijimin e një sekretariati që do të sigurojë koordinimin për marrëdhëniet dypalëshe.