Dritat e para të kinemasë në Kosovë
Ndërmjet dy luftërave botërore, në Kosovë, si në vendet e tjera të rajonit, shfaqjet e filmave ishin më shumë për qëllime fitimi sesa ideologjike. Ndërkohë që nuk kishte asnjë kinema të ndërtuar nga shteti për këtë, sipërmarrësit privatë shfaqnin filma në disa taverna, kafene apo në salla të caktuara.