Foto: Jörg Pukownik

✎ Şeyma Celina Suroy

Duke parë historinë, në vitet 1970, zoologu Gjorge Mirić kreu kërkime të gjera mbi morfologjinë dhe shpërndarjen e rrëqebullit të Ballkanit dhe raportoi gjetjet e para të ekzistencës së tij në vendet e ish-Jugosllavisë.

Kur karahasojmë madhësinë e familjes së rrëqebullit të Ballkanit që kishte në të kaluarën, shohim se ishte në gjendje shumë më të mirë se tani. Para Luftës së Dytë Botërore, në Jugosllavi rrëqebulli kishte një status kritik prej një numri nga 15-20, më pas kjo familje filloi të rikuperohej me masa të rrepta mbrojtjeje. Në vitet 1955-1964 vetëm në Maqedoni dhe Kosovë kishte 70 rrëqebullë ballkanikë. Në vitin 1974, pas rishfaqjes përsëri  të rrëqebullit ballkanik, kishte 10 rrëqebullë në Mal të Zi, 70 në Kosovë dhe 120 në Maqedoni. Sipas vlerësimeve, rrëqebulli i Ballkanit, me madhësinë e tij në Shqipëri (75) dhe Greqi (5) në atë kohë, shtrihej në një sipërfaqe prej afërsisht 6000 km² dhe arrinte në 280 individë. Megjithatë, vitet e fundit, këmbanat e alarmit kanë rënë për rrëqebullin ballkanik dhe kjo specie e cila gjendet vetëm në Ballkan, është në rrezik zhdukjeje.

Sot, rrëqebulli i Ballkanit është i përhapur vetëm në Shqipëri (mali i Munellës), Maqedonia e Veriut (Parqet Kombëtare të Mavrovës, Pelisterit dhe Galiçicës) dhe në Kosovë (Parku Kombëtar Bjeshkët e Nemuna). Sipas të dhënave të kamerave kurth të vitit 2015, numri i rrëqebullit të Ballkanit vazhdoi të ulet (përllogaritur 30). Sidoqoftë, të dhënat nga kamerat kurth të vitit 2021 janë të mjerueshme. Vetëm një rrëqebull ballkanik është parë në Kosovë, katër në Shqipëri dhe 5 në Maqedoni (Parku Kombëtar i Mavrovës). Rënia e numrit të rrëqebullit në Parkun Kombëtar të Mavrovës ishte shqetësim i madh, pasi ky vend ishte shtëpia e kësaj popullate.

Një nga macet më të rralla në botë, rrëqebulli i Ballkanit konsiderohet simbol kombëtar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Monedhë maqedonase me pesë dinarë, e vlefshme nga viti 1993 e deri më tani (majtas); pullë postare maqedonase e vlefshme deri në vitin 1994 (djathtas). (Melovski D. 2012)

Por cila është arsyeja e kësaj rënie të shpejtë?

Kafshët grabitqare të rrëqebullit të Ballkanit duken të shumta në rajon. Përveç kësaj, nuk ka asnjë tregues në rajon për rritjen e humbjeve të shkaktuar nga njerëzit. Por problemi i vërtetë janë gjuetarët pa leje! BLRP (Balkan Lynx Recovery Progamme) ka zbuluar se midis vitit 2006-2020 janë gjuajtur ilegalisht 14  rrëqebullë. Falë programit BLRP, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia po bashkëpunojnë për një strategji të përbashkët të ruajtjes së rrëqebullit të Ballkanit të rrezikuar në mënyrë kritike. Asnjëri prej tyre nuk ka zgjidhje tjetër veçse të bashkëpunojë me vendet fqinje për të siguruar mbijetesën afatgjatë të kësaj specie. Rrëqebulli i Ballkanit ka shumë faktorë që e vënë në rrezik për zhdukje. Duke pasur një popullsi të vogël dhe të izoluar, ata po humbasin habitatin e tyre natyror për shkak të gjuetisë së paligjshme dhe shkatërrimit të habitatit (sidomos në Shqipëri). E gjithë kjo përbën një kërcënim të madh zhdukjeje për rrëqebullin e Ballkanit. Shfrytëzimi dhe shpyllëzimi i pyjeve për djegien e drurve dhe ndërtimi është gjithashtu një kërcënim i madh. Shpyllëzimi, zvogëlimi i numrit të gjahut të rrëqebullit dhe ekspozimi i tij ndaj gjuetisë së paligjshme e kanë bërë të pashmangshme zhdukjen e tij. 

Pavarësisht statusit të mbrojtjes ligjore, rrëqebulli i Ballkanit është ende një cak për gjuetarët e paligjshëm dhe një stoli dekorimi që përdoret në restorante. Edhe pse, në Shqipërinë dhe në Maqedoninë e Veriut ruhet shumë kjo specie, lëvozhgat e rrëqebullit të Ballkanit mund të gjenden në restorante në Shkup dhe ndonjëherë janë subjekt i eksportit të paligjshëm në vendet fqinje.

BLRP po bën një përpjekje të jashtëzakonshme për të parandaluar zhdukjen e rrëqebullit të Ballkanit. Megjithatë, të dhënat e fundit tregojnë se përpjekjet nuk janë të mjaftueshme dhe për mbrojtjen e rrëqebullit nevojitet mbështetja e të gjithëve (autoriteteve, partive dhe e gjithë shoqërisë) dhe jo vetëm e BLRP. Nëse kjo situatë nuk ndryshon, atëherë fotot e mrekullueshme të rrëqebullit nga kurthi i kamerave do të mbesin vetëm në arkivat e brezave të ardhshëm.

© PRIZMA MEDIUM