Mbrotja e Mjedisit është çështje gjinore: Gratë e Guximshme të Krushçicës
Në shtetet e Ballkanit, gratë vazhdojnë t’i rezistojnë degradimit të mjedisit.
Në shtetet e Ballkanit, gratë vazhdojnë t’i rezistojnë degradimit të mjedisit.
✎ Adelina Hasani
Gjatë viteve të fundit, lumi Krushçica – i cili gjendet në një fshat të Sarajevës – është kërcënuar nga projekte të vogla hidroenergjetike, por një grup aktivistesh të përkushtuar vendas kanë drejtuar një protestë për të mbrojtur lumin. Banoret e fshatit kanë rezistuar me ditë të tëra për ta mbrojtjur lumin e tyre – kundër ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogël. Gratë me gjithë forcat e tyre kanë rezistuar në mbrojtje të lumit Krushçica. Madje në rezistencën e tyre për mbrojtjen e lumit, kundër ndërtimit të hidrocentraleve të shkallës së vogël, disa prej tyre kanë pësuar edhe nga brutaliteti i policisë në vendngjarje.
Në gusht të vitin 2017 “Gratë e guximshme të Krushçicës”, protestuan për 500 ditë e netë, edhe gjatë dimrit – në një urë mbi lumë për të mbrojtur lumin nga makinat e ndërtimit të një kompanie hidroenergjetike. Kështu ato bllokuan urën në të cilën kompania duhej të futej për të filluar ndërtimin e digave. Ato i rezistuan dhunës policore, kërcënimit të autoriteteve rajonale dhe investitorëve për ta penguar ndërtimin e dy hidrocentraleve.
Rezistenca e tyre për mbrojtjen e mjedisit madje u njoh ndërkombëtarisht përmes dokumentarit Blue Heart. Në vitin 2019 “Gratë e guximshme të Krushçicës” morën çmimin EuroNatur 2019 nga fondacioni ndërkombëtar EuroNatur. Pastaj edhe në vitin 2021 Madia Bilal në emër të grave të Kruscicës që rezistuan kundër ndërtimit të hidocentarlit mori çmimin e njohur “Goldman Evironmental Prize”.
Lumi Kruščicës rrjedh nëpër male, duke sjellë ujë të pijshëm për fshatin – kështu duke luajtur një rol qendror për banorët e fshatit.
Ky lajm është prodhuar me mbështjetjen financiare të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur. Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të Shoqatës Media e Prizrenit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur