Prospekti i lëvizje(ve) ekofeministe në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi
Për të kuptuar të ashtuquajturin dualizëm patriarkal, ekofeministet/ët fokusohen veçanërisht në tjetërsimet e manifestuara si kulturë/natyrë, burrë/grua, njerëzorejo-njerëzore. Sipas Greta Gaard dhe Lori Gruen, pozita hegjemonike e vetes ndaj tjetrës, paralelizon pozitën e kulturës ndaj natyrës, dhe të mashkullores ndaj femërores. Me fjalë tjera, shkatërrimi i natyrës dhe padrejtësia sociale e kanë një emërues të përbashkët: të menduarit dualist (hegjemonik).